Kuvendi voton sot për Auditorin e Përgjithshëm

Kuvendi i Republikës së Kosovës, në seancën e sotme plenare pritet të votojë për herë të dytë rishikimin e buxhetit si dhe të votojë për zgjedhjen e Auditorit të Përgjithshëm të Republikës.

Gjithashtu, përpara deputetëve për shqyrtim të parë do të gjendet Projektligji për Sigurimet, ndërsa për shqyrtim të dytë janë projektligjet për Ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Buxhetin për vitin 2015, për Tatimin mbi vlerën e shtuar, për Tatimin në të ardhurat e korporatave dhe për Tatimin në të ardhurat personale.

Pikë e rendit të ditës është edhe kërkesa e deputetes Albulena Haxhiu, e mbështetur nga 5 deputetë nënshkrues, për debat parlamentar lidhur me veprimtarinë e misionit të BE-së në Republikën e Kosovës, njoftoi shërbimi për informim i Kuvendit.

Më Shumë

Rreziku nga pickimi i rriqrave

Me rritjen e temperaturave, rritet edhe rreziku nga paraqitja e rriqrave. Njëra nga komunat më të prekura nga ky fenomen në Kosovë mbetet Malisheva,...

Meriton Ismajli drejt Pejës?

Peja mund të rikthejë në skuadër edhe një emër të njohur për tifozët e saj. Sipas informacioneve të siguruara nga AsistiOnline.com, verdhezinjtë kanë pasur kontakte edhe...

Lajmet e Fundit