7.9 C
Prizren
E martë, 31 Mars, 2026

Heshtje në PDK për skandalin e Grabovcit

Zyrtarët e PDK’së kanë zgjedhur heshtjen përball përgjimeve të Nënkryetarit të Partisë, Adem Grabovcit. S’kanë folur as Kryetari Kadri Veseli e Zëvendëskryetari Enver Hoxhaj. Koment s’kanë as dy tre Nënkryetarët, Hajredin Kuçi, Memli Krasniqi e Arsim Bajrami.

Partia e Kadri Veselit para pak minutash ka lëshuar qëndrim sa i përket lirimit të urës mbi lumin Ibër të Mitrovicës. Mirëpo, asnjë fjalë s’e kanë thënë për skandalin e përgjimeve ku Adem Grabovci dëgjohet teksa bën pazare me pozitat publike. Punëson militantë partiakë në borde, në Ministri, në Polici e Prokurori.

Për këtë skandal s’ka folur as Kadri Veseli, i cili e mban pozitën e Kryetarit të PDK’së sikurse ka hesht edhe Enver Hoxhaj, Zëvendëskryetar.

Adem Grabovci, aktualisht, mban pozitën e Nënkryetarit të PDK’së dhe udhëheq me deputetët e kësaj partia në Parlament. Më herët ka mbajtur pozitën e Zëvendësministrit në Qeverinë e udhëhequr nga Hashim Thaçi.

Sidoqoftë, në heshtje po vazhdojnë të qëndrojnë edhe Nënkryetarët tjerë të PDK’së. Asnjë fjalë për këtë skandal s’e ka thënë as Hajredin Kuçi, Arsim Bajrami e Memli Krasniqi.

Deri më tash për këtë skandal është deklaruar Vetëvendosje, ndërsa, LDK e ka ndjekur rrugën e PDK’së.

Zyrtarët e AAK’së, të pyetur nga mediat, kanë thënë se duhet të flasë së pari Prokuroria e pastaj partitë politike.

Ndërkohë, sot është raportuar se veprat penale në të cilat është i përfshirë Grabovci në përgjime mund ta çojnë këtë zyrtar të PDK’së në burgim për tetë vjet.

Mirëpo, zyrtarisht ende s’ka asnjë vendim për hetime apo ngritje të aktakuzës ndaj atyre që janë përfshirë në këto skandale.

Një grup i vogël i shoqërisë civile po kërkon dorëheqjen e Grabovcit dhe veprimin e Prokurorisë. Për këtë çështje janë mbajtur edhe disa proteste me numër të vogël të protestuesve në Prishtinë.

/Gazeta InfoPress

Më Shumë

27-vjetori i masakrës së Krushës së Madhe, Osmani: Ishte krim me paramendim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në tubimin përkujtimor kushtuar 27-vjetorit të masakrës në Krushë të Madhe. Ai ka thënë se masakra në...

Kosova mbyll stërvitjet zyrtare, gati për duelin vendimtar ndaj Turqisë

Kombëtarja e Kosovës ka përmbyllur seancën e fundit stërvitore para finales së “play-off”-it ndaj Turqisë, që zhvillohet nesër në ora 20:45 në stadiumin Stadiumi...

Lajmet e Fundit