9.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Hetohen pasanikët e dyshimtë, Prokuroria e Prizrenit ngrit akuza ndaj pesë deputetëve

KuvendiKosoves5-27Prokuroria Themelore e Prizrenit, këtë vit ka ngritur akuzë për deklarimin e pasurisë në mënyrë të rreme ndaj deputetëve Duda Balje, Alber Masar Kinolli, Mursel Halili, Nait Hasani dhe Enis Kervani. Në Agjencinë Kundër Korrupsionit thuhet se janë duke u shqyrtuar të gjitha rastet e dyshimta, duke përfshirë edhe ato të deklarimit të ditëve të fundit.

Agjencia Kundër Korrupsionit së fundmi ka publikuar formularët e deklarimit të pasurisë për të gjithë zyrtarët e lartë (deputetët), të cilët pas zgjedhjeve nacionale e kanë fituar statusin e zyrtarit të lartë, të cilin nuk e kanë pasur më herët.

Sipas AKK-së, deklarimi është bërë konform afateve të përcaktuara në Ligjin për Deklarimin, Kontrollin, Prejardhjen e Pasurisë së zyrtarëve të lartë publik.

Por pyetja është se a është ajo pasuria reale që disa nga deputetët kanë deklaruar?

A do t’i verifikojë AKK-ja pasuritë e deklaruara? Kreu i AKK-së, Hsan Preteni ka konfirmuar për gazetën “Kosova Sot” se po merren me procesin e verifikimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë.

Të gjithë formularët e pasurive të deklaruara nga deputetët do të kalojnë në filtër, çka do të vërtetojë krijimin e pasurisë në baza të dyshimta apo edhe fshehjen e pasurisë.

Ndonëse jo drejtpërdrejtë dhe me numra, kreu i AKK-së konfirmon se ka raste të dyshimta.

“Verifikimi i pasurisë është duke ndodhur në Agjenci, po verifikohen të gjitha rastet e dyshimta, si deh të gjithë formularët e përzgjedhur me shortin publik. Sa u përket formularëve të publikuar të enjten, ata do të kontrollohen menjëherë, nëse e pranojmë ndonjë informatë të bazuar për dyshimet në publikim, përndryshe mundësia është edhe në vitet tjera. Është me rëndësi që i kemi formularët dhe se ata kanë hyrë në sistem. Është me rëndësi që pasuria t’u përcillet ndër vite, sa po përfitojnë nga momenti kur po zgjidhen-emërohen në poste të larta kur po e fitojnë statusin e zyrtarë të lartë”, ka thënë Preteni.

Më Shumë

Kryeministri Kurti për Asociacionin: Është larg asaj që ka kërkuar Beogradi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe me ç’rast ka thënë se gjithçka duhet të jetë në...

Futbollisti shqiptar futet në historinë e Dinamos së Zagrebit

Mesfushori shqiptar i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Arijan Ademi, është bërë lojtari i dytë me më së shumti paraqitje te skuadra e Dinamos...

Lajmet e Fundit