7.8 C
Prizren
E hënë, 6 Maj, 2024

“Hidroregjioni –Jugor” feston sukseset e vitit 2014

uji-620x330Drejtuesit e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “ Hidroregjioni jugor” në Prizren, kanë organizuar një koktej rasti me rastin e përfundimit të vitit 2014.

Pjesë e këtij takimi ishin përfaqësues të medieve dhe zyrtarë të lartë të komunave të regjionit të Prizrenit. Para të pranishmëve, një fjalë rasti e mbajti anëtari i Bordit të kësaj kompanie, Bujar Hasani, i cili tha se KRU “ Hidroregjioni jugor” po e përmbyll me plotë suksese vitin 2014 në shërbim të furnizimit normal me ujë për konsumatorët e shumtë nga rajoni i Prizrenit.

Ai shprehu besimin se edhe vitin në vijim, sukseset në këtë drejtim nuk do të mungojnë.Fjalë miradie për punë të suksesshme të kësaj kompanie, tha para të pranishmëve në këtë koktej edhe kryetari i Prizrenit,Ramadan Muja, i cili në mes tjerash gjatë vitit që po e lëm pas, asnjë qytetar nuk ka trokitur në dyert e zyrës së tij për të shprehur shqetësime lidhur me furnizimin me ujë.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme është bërë e ditur se KRU “ Hidroregjioni Jugor” ka parakontaktuar me njërën nga tri kompanitë më të mëdha evropiane të menaxhimit të ujërave FCC Aqualia nga Spanja për ndërtimin e impiantit për pastrimin e ujërave të zeza në Prizren.

Kontrata që do të lidhet në muajin janar dhe ka gati vlerën prej 10,5 milionë euro dhe me të përfunduar, projekti do t’i pastrojë ujërat e zeza të qytetit, që në fazën e vet të parë do t’i përfshijë nja 50 mijë banorë.Kështu, Aqualia do ta shtojë edhe Kosovën në listën e shteteve në të cilat operon./TV Prizreni/

Më Shumë

Sot zhvillohen ndeshjet e javës së 32-të të Superligës së Kosovës në futboll

Sot do të luhet ndeshjes e javës së 32-të të Superligës së Kosovës në futboll. Janë paraparë të zhvillohen pesë ndeshje tejet interesante. Kampioni në fuqi...

Peja apo Ylli – Sot mësohet finalisti i dytë i play-offit

Sot do të mësohet finalisti i dytë i play-offit, në Superligën e Basketbollit kosovar. Kampioni në fuqi, Peja është nikoqire e Golden Eagle Yllit. Fituesi...

Lajmet e Fundit