8.2 C
Prizren
E martë, 24 Mars, 2026

Hip në 413 numri i viktimave të tërmetit në Ekuador

Numri i personave të vrarë si pasojë e tërmetit të fuqishëm që tronditi Ekuadorin gjatë fundjavës ka shkuar në 413, siç bën me dije qeveria. Më shumë se 2500 të tjerë u plagosën në lëkundjen më të dhunshme që ka prekur Ekuadorin në dekada.

Skena të dëshpëruara kërkimi u panë në zonat e prekura më rëndë, ku pjesëtarë të grupeve të shpëtimit dhe familjarë të viktimave gërmojnë nëpër rrënojë, shpesh me duar, për gjetjen e të mbijetuarve.

Ekipe nga Zvicra, Spanja dhe disa vende amerikano-latine kanë mbërritur në vend për t’ju bashkuar përpjekjeve. Ministri i Jashtëm, Guillaume Long, njoftoi se 120 skuadra shpëtimi do të gjendeshin në terren nga e marta në mëngjes.

Më herët, Presidenti i vendit, Rafael Correa, paralajmëroi se bilanci i viktimave ishte i destinuar të rritej, dhe se kishte ende shumë persona të gjallë nën rrënojat e godinave të shembura.

Presidenti paralajmëroi se tërmeti do t’i kushtonte Ekuadorit miliarda dollarë. Në vend është shpallur gjendja e jashtëzakonshme dhe rreth 10 mijë trupa ushtarake e 3500 policë janë mobilizuar në zonat e prekura.

Më Shumë

Totaj uron Bashkimin për titullin kampion në Ligën Unike të femrave

Në kuadër të Ligës Unike të Femrave, garë që bashkon ekipet nga Kosova dhe Shqipëria, vajzat e Bashkimit janë shpallur kampione. Ndeshja finale u...

Caktohen skuadrat gjysmëfinaliste të Final 4 në Ligën Unike të meshkujve

Pas përfundimit të garave të rregullave janë përcaktuar katër skuadrat gjysmëfinaliste në Ligën Unike të Meshkujve. Nga Grupi A më herët janë kualifikuar Besëlidhja dhe...

Lirohet Gjesti

Lajmet e Fundit