1.8 C
Prizren
E enjte, 28 Nëntor, 2024

Historia e pazakonshme e Bearit, djalit të heroit Xhevat Berisha që u kthye nga Austria për të kandiduar për deputet të PDK-së në Prizren

Viteve të fundit, ka gjithnjë e më shumë lajme e histori të largimit të shumë të rinjve nga Kosova në kërkim të një perspective më të mirë për veten dhe familjet e tyre.

Qeveritë janë kritikuar në vazhdimësi, ndërsa edhe në këto zgjedhje dominon tema se kush mundet të bëj më shumë për ta ndalur këtë fenomen negativ.

Por para disa javësh ndodhi një ngjarje e pabesueshme por e vërtetë – një i ri që kthehet nga Austria për ti hyrë politikës.

Ai eshte Bear Berisha, 28 vjec, djali i heroit të Kosovës, Xhevat Berisha, shtatrja e të cilit është e vendosur në Shadërvan të Prizrenit.


Vetë Beari ka thënë për Indeksonline se “vendimi nuk ishte i lehtë por i domosdoshëm për të dhënë të paktën një shembull të tij personal sek të rinjtë se përmes angazhimit aktiv në jetën politike mund të krijohen mundësi më të mëdha”.

Bear Berisha i cili është kandidat për deputet nga PDK-ja në Prizren, thotë se “ka hyrë në politikë për të vazhduar misionin e babait të tij që e la para 21 vitesh me pushkë por në vitin 2019 me mjete të tjera”.

“Unë jam larguar nga Kosova drejt Austrisë në vitin 2005. Nuk ka qenë e lehtë për mua ta lë familjen megjithëse babai im u flijua për Kosovën. Nuk kam dashur të përfitoj nga e kaluara e babait tim duke dhënë një mesazh tek të gjithë që të mos e keqpërdorim heroizmin e atyre që dhanë jetën për Kosovën. Duke u kthyer sot në Kosovë për 14 vitesh, dua sërish të jap një mesazh që mund të bëjmë dicka më shumë për të rinjtë dhe se mërgimi nuk është zgjidhja më e mire. Unë nuk varem nga politika prandaj këtë e shoh si një mision të gjeneratave brenda një familje për ta bërë Kosovën të lirë dhe më të mirë” ka thënë Berisha.

Ai thotë se vizioni i Kadri Veselit për ta reformuar partinë, për tu dhënë më shumë hapësirë të rinjve dhe luftuar korrupsionin e nepotizmin, e ka bindur që ti bashkohet politikës dhe PDK-së në këto zgjedhje.

Më Shumë

Çadraku në Hagë: Kurrë nuk kam marrë urdhra nga Kadri Veseli

Halil Çadraku, në dëshminë e tij të martën në Hagë, tha se gjatë gjithë veprimtarisë në sektorin e Zbulim – Kundërzbulimit (ZKZ), kurrë s’ka...

Aktakuzë ndaj dy personave për rrëmbim, Prokuroria e Prizrenit jep detaje

Është ngritur aktakuzë ndaj dy personave.   Prokuroria Themelore e Prizrenit, njofton se T.D dhe A.N në bashkëkryerje, kanë kryer vepren penale të “Rrëmbimit”. Në aktakuzë thuhet...

Lajmet e Fundit