14 C
Prizren
E diel, 5 Prill, 2026

Homazh për Xhevdet Bajrajn në Meksiko Siti tri ditë me radhë

Në qytetin e Meksiko Sitit, më 2, 3, 4, 5 maj, për katër ditë me radhë, me fillim nga ora 11.00 deri në orën 19.00, organizohet homazh poetik për Xhevdet Bajrajn, poetin e njohur ndërkombëtarisht të Kosovës, një prej më të mirëve, i cili ka vdekur vitin e kaluar po në Meksiko Cityt, kurse është varrosur në vendlindje në Rahovec.

Katër ditë do të flitet për krijimtarinë e tij dhe për jetën e tij. Do të flasin studentë dhe miq të tij. Do të rrëfejnë për përvojat që kishin me Bajrajn në Akademi, në kafene dhe kudo që rrinin dhe diskutonin bashkë.

Raportet e Bajrajt me miq meksikanë kanë qenë të mira përherë. Për miqësinë me ta Bajraj ka folur në disa intervista që ka dhënë për medie fizike (revista) dhe elektronike në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut. /Epoka e re/

Më Shumë

27 vjet nga Masakra e Pastaselës, kujtohen 106 viktimat e pafajshme

Sot janë bërë 27 vjet nga Masakra e Pastaselës së Rahovecit, një nga krimet më të rënda të luftës në Kosova, ku më 31...

Ylli me fitore të vlefshme në luftë për vendin e katërt

Në një ndeshje mjaft interesante në kryeqytet, të premten mbrëma, Golden Eagle Ylli ka fituar ndaj Borës me rikthim me shifrat 79:83. Me fitore, Ylli...

Lajmet e Fundit