17.2 C
Prizren
E martë, 7 Prill, 2026

Homazhe në Fushë Arrëz në kujtim të 15 maturantëve malishevas (FOTO)

Sot në Fushë Arrëz të Shqipërisë janë bërë homazhe në prag të përkujtimit të aksidentit të ndodhur 15 vjet më parë (14 tetor 2004), ku humbën jetën 15 maturantë gjimnazist nga Malisheva, përderisa po ktheheshin nga ekskursioni i organizuar nga ana e shkollës së tyre.

Në këto homazhe mori pjesë një delegacion i gjerë nga Komuna e Malishevës dhe Bashkia e Fushë Arrëzit.

Në vendin ku ndodhi aksidenti janë vendosur lule dhe janë bërë nderime para lapidarit të ngritur, ndërsa të hënën, më 14 tetor, do të përkujtohen dhe do të bëhen homazhe në varrezat ku janë të varrosur 15 maturantët gjimnazistë të Malishevës.

 

Më Shumë

Kryeziu: 94 raste të korrupsionit i kemi përfunduar gjatë vitit 2025

Petrit Kryeziu, Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prizren, tha se gjatë vitit 2025 kanë përfunduar 94 raste të korrupsionit, duke theksuar se aty ku...

Alley Oop në Suharekë

Gara e ardhshme e Alley Oop në 3x3 do të mbahet në Suharekë. Ky event do të mbahet më 19 prill në Palestrën “13 Qershori”...

Lajmet e Fundit