Hoxha për vendimin e ri për targat: S’është shkallëzim, është shtyerje e afatit e kamufluar

Ish-zëvendësministër i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha në “Edicionin Special” në Klan Kosova foli për propozimin për shkallëzimin e sanksioneve për të gjithë ata që nuk konvertojnë targat ilegale serbe në ato të Republikës së Kosovës.

 

Ai u shpreh se ky vendim nuk ka të bëjë me shkallëzim, por është shtyrje.

“Tani po i vendosin disa gjoba, disa gjoba, disa paralajmërime, të cilat nuk janë asgjë tjëtër, pos shtyrje, e nëse kemi shtyrje, atëherë pse këtë shtyrje nuk e bëjmë në partneritet nuk e bëjmë në partneritet me partnerët tanë ndërkombëtar, me kërkesën strikte të Dërguarit Special të ShBA-së”, tha ai.

Ai theksoi se për këtë vendim ka pasur reagim edhe nga ShBA-ja dhe sipas tij ky është një alarm i fuqishëm.

“Pse të vijmë në momentin kur reagon Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Blinken, duke qenë seriozisht të shqetësuar, madje siç e cekën ata edhe të zhgënjyer. Për mua ky është alarm i kuq dhe po e them kështu ‘i kuq’ sepse nuk kam term tjëtër edhe më të thellë dhe më të rëndë, përndryshe është super i kuq”, u shpreh ai.

Më Shumë

“Kam me ju vra të gjithëve” – Rahovecasi dyshohet se kërcënoi nënën, policia i gjen edhe drogë në banesë

Policia në Kosovë kanë nisur hetimet ndaj një personi në Rahovec, nën dyshimet për dhunë të rëndë në familje dhe posedim të substancave narkotike. Rasti...

Hajdari: Mbi 20 milionë euro investime në Spitalin e Prizrenit

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa”, Osman Hajdari, ka bërë të ditur se ky institucion shëndetësor po kalon...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit