11.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Berisha: Befasi që Kurti po do kaq shumë t’i zbatojë marrëveshjet e Thaçit

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Zafir Berisha, ka komentuar vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës në lidhje me targat.

 

Ai tha se është i befasuar nga kryeministri Kurti që sipas tij është kaq këmbëngulës që t’i zbatoj marrëveshjet e ish-presidentit Hashim Thaçi.

“I ka luftuar me çdo kusht dhe kjo këmbëngulësi e Albinit që ta zbatojë një marrëveshje të cilën e ka kundërshtuar, po bie ndesh me vetë Albinin”.

“Duke e njohur nga afër, për dallim nga të tjerët që e njohin përmes televizionit, Albini me këto veprime dhe ato të më hershmet, shpesh e ka vu në pikëpyetje shumë procese”, është shprehur Berisha në “Edicioni Special” në Klan Kosova.

Tutje, ai tha se është në dilemë nëse Kurti do të bëjë ndonjë tërheqje tjetër që sipas tij, mund të jetë me pasoja për Kosovën.

“Me ardhjen në pushtet është treguar se të gjitha ato që i ka treguar më herët, i ka lënë në një anë, për të mos thënë se ka mashtruar dhe tash kemi një Albin tjetër dhe natyrisht, problemet të cilat janë grumbulluar po shihet se nuk është në gjendje për t’i zgjidhur dhe po mendoj se është një shprehje popullore “po tenton gjej qime në vezë””, është shprehur Berisha, njofton Klankosova.tv.

Më Shumë

Lajmet e Fundit