14.6 C
Prizren
E premte, 9 Maj, 2025

Hoxhaj: Jemi disa hapa para partive të tjera

Hoxhaj-Enver5-21Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka vlerësuar se kjo parti dallon shumë nga subjektet e tjera politike në këto zgjedhje. Hoxhaj në një bisedë për “Epokën e re” ka thënë se në aspektin programor PDK-ja është disa hapa para rivalëve të tjerë politikë. Ai ka bërë me dije se “Misioni i Ri” është platforma më e mirë politike për qytetarët e Kosovës.
Duke komentuar tri ditët e para të fushatës elektorale, Hoxhaj ka thënë se pikënisja e programit të kësaj partie është ekonomia. “Në rrafshin programor PDK-ja është disa hapa para partive të tjera politike, meqë kemi platformën më të mirë e cila synon ta adresojë sfidën kryesore që ka vendi dhe kjo sfidë është zhvillimi ekonomik. Prandaj, pikënisja jonë është se nga ekonomia fillon adresimi i të gjitha problemeve të tjera. Pra, fokusi ynë kryesor gjatë mandatit të ardhshëm do të jetë zhvillimi ekonomik i vendit”, ka thënë Hoxhaj. Sipas tij, pikë tjetër e fortë që dallon PDK-në nga subjektet e tjera politike është lideri i saj, Hashim Thaçi. “PDK-ja në kuptim organizativ dhe operativ është jashtëzakonisht aktive dhe funksionale, meqë e kemi një lidership të fuqishëm në krye me kryetarin dhe kryeministrin Thaçi në mënyrën më aktive të angazhuar në fushatë, i cili po ua prezanton elektoratit dhe qytetarëve të Kosovës ‘Misionin e Ri’, por edhe punët që i kemi bërë gjatë dy mandateve”, është shprehur ai.

Më tutje, Hoxhaj ka shtuar se ende ka shumë arsye që qytetari i Kosovës ta votojë PDK-në, duke shtuar se nëse dikush më herët u ka besuar premtimeve të kësaj partie, tash duhet t’u besojë punëve të mëdha që kjo parti ka bërë gjatë këtyre shtatë vjetëve të qeverisjes. “Nëse dikush në vitin 2007 u ka besuar premtimeve tona, në vitin 2014 duhet t’i besojë punës sonë. Ka një pritje të madhe prej qytetarëve në Kosovë, që PDK-në e shohin si shpresë të vetme, e cila mund ta adresojë gjatë mandati të ardhshëm zhvillimin ekonomik nëpërmjet krijimit të vendeve të reja të punës, të cilat do ta ndryshojnë jetën e çdo familje”, është shprehur Hoxhaj.

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë me dije se oferta e PDK-së për këto tri ditë të fushatës zgjedhore është duke u pritur mjaft mirë nga qytetarët anembanë Kosovës. Madje, sipas tij, këtë ofertë janë duke e përfaqësuar edhe shumë qytetarë të cilët më herët nuk kanë qenë votues të PDK-së. “Ka një numër të madh të qytetarëve të cilët në zgjedhjet e mëparshme nuk kanë votuar për PDK-në, ndërsa tash në këto zgjedhje e mbështesin PDK-në. Te këta qytetarë ‘Misioni i Ri’ gjen përkrahje shumë të madhe, meqë e shohin PDK-në si parti e vetme, që nëpërmjet besimit që ka nga qytetarët, nëpërmjet përgatitjes profesionale të njerëzve të PDK-së, vërtet ta mund adresojë sfidën ekonomike të vendit”, është shprehur Hoxhaj.

Ai vlerësuar se PDK-ja dallon nga subjektet e tjera politike edhe për nga shtrirja gjeografike në gjithë territorin e Kosovës, por edhe nga qartësia në vizion për vendin. “Po shihet nga reagimi tek qytetarët se jemi në baza ditore në terren, por në të njëjtën kohë PDK-ja ka gjeografi nacionale dhe një strukturë të organizimit si parti e cila nuk krahasohet me asnjë parti tjetër. Mbi të gjitha, ka edhe një vizion më të qartë se çdo parti tjetër, vizion ky i cili është pasqyruar në platformën tonë dhe në misionin tonë të ri”, ka deklaruar Hoxhaj.

Më Shumë

Vritet një person me armë zjarri në Has

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e së mërkurës në fshatin Pla të qytetit Hasit. Sipas policisë së shtetit, Y. J., 41 vjeç,...

Haradinaj nderon veprën e heroit Besim Ndrecaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot bashkë me kryetarin e Suharekës, Bali Muharremaj, kolegët e Aleancës nga Suhareka, miq e familjarë, nderuan veprën heroike...

Lajmet e Fundit