Hoxhaj kërkon përkrahjen e mëtejshme të Çekisë

Hoxhaj-KmonicekMinistri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur të premten Hynek Kmoní?ek, drejtor i Departamentit për Punë të Jashtme në Zyrën e Presidentit të Republikës Çeke.

Gjatë takimit, Hoxhaj e ka njoftuar Kmonícek për progresin që po arrihet në Republikën e Kosovës, fuqizimin e vazhdueshëm të shtetësisë dhe të subjektivitetit ndërkombëtar.

Duke iu referuar hapjes së negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, Hoxhaj veçoi angazhimin e fuqishëm të Qeverisë së Kosovës për përmbushjen e kritereve evropiane, dhe integrimin e plotë të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Hoxhaj po ashtu tha se Kosova çmon rolin e Republikës Çeke në kontributin e saj për zgjerimin e BE-së, duke kërkuar mbështetje të mëtejshme në proceset integruese evropiane të Kosovës.

Drejtori i Departamentit për Punë të Jashtme në Zyrën e Presidentit të Republikës së Çekisë, Hynek Kmonícek, vlerësoi të arriturat në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e Çekisë për proceset në Kosovë.

Hoxhaj dhe Kmonícek kanë biseduar edhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy shteteve./PrizrenPress.com/

Më Shumë

LVV-ja në Prizren mban tubim me gra dhe vajza

Lëvizja Vetëvendosje - Qendra në Prizren ka organizuar një tubim me gra dhe vajza, ku morën pjesë përfaqësuese dhe kandidatë të kësaj partie. Në këtë...

Ardian Gjini zhvillon takime me qytetarë dhe të rinj në Prizren

Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ardian Gjini, ka zhvilluar takime me qytetarë dhe të rinj në Prizren, në kuadër të aktiviteteve dhe përgatitjeve për...

Lajmet e Fundit