2.8 C
Prizren
E hënë, 3 Shkurt, 2025

Humanisti që dëshiron t’i jap shpirt politikës

Juristi Petrit Hoxhaj që në Prizren njihet për humanitetin e tij të madh në ndihmë familjeve në nevojë është kandidatë i Degës së LDK-së për Kuvendin Komunal.

“Kandidaturën time për zgjedhje lokale e kam paraqitë me bindje dhe besim se këtij qyteti dhe kësaj komune do ti jap prej vetës e jo si rëndom ti marrë për vete”.

I lindur në një rreth ku humanizmi është virtyt i pa shkruar, ndihma për nevojtarët për familjen e tij dhe për të janë kënaqësia  e përbashkët, prej të cilës thotë ai “shpërblim presim veç nga Zoti ynë Krijues”.

“Unë tani më kam ndarë mendjen, për ta dëshmuar se aty nuk jam për privilegje e sa për një pagë mujore, kam vendos që në vitin e parë të mandatit, një pjesë së pagës së kuvendarit do ta ndaj për një nevojat e shoqatës “Hadër” ( jo pse edhe të tjerat s’kanë tjerat s’kanë nevojë) dhe pjesën tjetër për shlyerjen e borxheve të rrymës për xhamitë e komunës së Prizrenit” thotë Hoxhaj.

Ai me besimin e qytetarëve, synoj të jetë kuvendar i zgjedhur i komunës së Prizrenit, për të punuar dhe vepruar pa interes personal. Synimi i tij është që në Kuvendin Komunal të “luftojë” për ata që këtë s’mund ta bëjnë vete!.

Ai pohon se LDK-ja e do të garojë me projektin më të mirë për Prizrenin. “ Zhvillimi Ekonomik, Bujqësia, Shëndetësia , Arsimi , Infrastruktura dhe Turizmi do të jenë punët primare gjate mandatit 4 vjeçar të kryetarit Dr. Hatim Baxhaku”.

Petrit Hoxhaj u lind me datën 09.01.1987 në Vlashnje të Prizrenit. Rrjedhë nga një familje e arsimuar me traditë kombëtare e fetare. Është i martuar, baba i një fëmije.

Shkollën fillore e kreu në shkollën e fshatit “Naim Frashëri” në Vlashnje. Pas mbarimit të shkollës fillore regjistroi Medresen “Alaudin” në Prizren. Pas mbarimit të shkollës së mesme katër vjeçare filloi studimet ne Kolegjin “Fama” , në Fakultetin Juridik, drejtimi i përgjithshëm.

Pas përfundimit të studimeve, përkatësisht diplomimit në drejtimin Juridik, regjistroi studimet postdiplomike “Master” në drejtimin Juridiko – Penal, drejtim të cilin shumë shpejtë pritet ta mbarojë me sukses.

Përveç drejtimit Juridik ku tregoi sukses të konsiderueshëm, Petriti vazhdon studimet edhe në Fakultetin Ekonomik, drejtimi Banka Financa dhe Kontabilitet në Kolegjin Universitar “Fama”.

Merret me shkrime publicistike dhe hulumtuese, në të cilat shtjellon tema të ndryshme, tema të cilat vlerësohen, çmohen nga masa dërmuese.

Po ashtu është një humanist që ka një Organizatë humanitare “Zgjate dorën e bamirësisë” ku plot 5 vjet është në shërbim të familjeve skamnore.

Është pronar i një biznesi që merret me shërbime të kontabilitetit dhe shërbime juridike, po ashtu mbanë edhe kontabilitetin e disa bizneseve privat.  Ka te punësuar 5 ekonomistë , ndërsa është menaxher i një biznesit të modës në Prishtinë.

Është anëtar i Bordit në Shoqatë e bizneseve  Esnaf . Është Anëtar i kryesisë se Degës së LDK në Prizren, po ashtu kryetar i nëndegës në fshatin Vlashnje,, Anëtar i komisionit për ankesa dhe parashtresa në Kuvendin Komunal.

Si një i ri, Petriti beson që mund të jetë jehona e fuqishme e zërit të të rinjve në Kuvendin Komunal të qytetit të Prizrenit, prandaj edhe është Kandidat për Asamblenë Komunale në qytetin prej nga vjen. Njihet si një personalitet me shoqëri të madhe dhe të shëndoshë./gazetaere/

/Shkrimi është sponsorizuar/ 

Më Shumë

Oda e Farmacistëve: Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë për listën zyrtare të çmimeve i pa implementueshëm në formën aktuale

Oda e Farmacistëve të Kosovës përmes një reagimi publik ka shprehur hapur kundërshtimin me vendimin e Ministrit të Shëndetësisë për listën zyrtare të çmimeve...

Nesër mbahet mbledhje komemorative për mjekun Bajram Kryeziun

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare "Dr. Nexhip Berisha" në Prizren do të mbajë nesër një mbledhje komemorative për Dr. Bajram Kryeziun, i cili u...

Lajmet e Fundit