7.6 C
Prizren
E martë, 18 Nëntor, 2025

Hungaria do t’i deportojë afro 1000 kosovarë ilegalë (Video)

Emigrant kosovarHungaria do t’i deportojë afro 1000 kosovarë që janë duke qëndruar ilegalisht në këtë shtet. Më shumë se 250 prej tyre ndodhen në burgje, kurse të tjerët në kampe dhe kanë mundësi të kufizuara lëvizjeje, transmeton KTV.

Edhe përkundër paralajmërimeve sërish ka vazhduar shkuarja e kosovarëve në këtë vend, por ky numër ka rënë ditëve të fundit.

Që prej 1 korrikut, policia i dërgon kosovarët direkt në burgje në bazë të ndryshimit të legjislacionit, i cili nuk ua lejon më ikjen në shtetet e tjera të BE-së. Në Zyrën për Emigracion, pjesë e Ministrisë së Brendshme të Hungarisë, kanë shpjeguar për KTV-në fatin e kosovarëve, që po vijnë në këtë shtet.

Zyrtarët e Qeverisë hungareze kanë thënë se gjasat janë minimale që ndonjëri prej tyre të mbetet në këtë shtet.

Më shumë se 5000 persona nga Kosova kanë hyrë ilegalisht në Hungari në 6 muajt e parë të vitit 2013. Në muajt e parë ktheheshin çdo natë më shumë se 100 veta, por ky numër ka rënë kohëve të fundit në 20.

Më Shumë

Përqeshja e mustaqeve dyshohet që çoi në fjalosjen e dy policëve në Prizren të cilët u suspenduan

Dy zyrtarë policorë të Stacionit në Prizren janë suspenduar nga detyra, pasi dyshohet se ishin përfshirë në një mosmarrëveshje e cila erdhi si pasojë...

Prizren, shkatërrohen mbi 355 kilogramë narkotikë të konfiskuar

Mbi 355 kilogramë narkotikë të konfiskuar janë shkatërruar në Prizren nën mbikëqyrjen nga Prokuroria, Gjykata dhe Policia. Me autorizim të ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit...

Lajmet e Fundit