31.8 C
Prizren
E martë, 28 Qershor, 2022

I bllokuar në Prizren, Sakibi ëndërron Bosnjën

Sakib Ademoviq ka 28 vjet që jeton në afërsi të Prizrenit, por vazhdimisht e ëndërron vendlindjen e tij, Gornja Vërsinjën, që gjendet në afëri të Vlasenicës në lindje të Bosnjë e Hercegovinës.

Aktualisht, ky 70-vjeçar, i përkatësisë boshnjake, nuk ka mundësi të vizitojë fshatin e tij. Ai nuk ka dokumente të vlefshme udhëtimi as të Kosovës, e as të Bosnjë e Hercegovinës.

Sakib Ademoviq tregon disa dokumente, teksa flet për Radion Evropa e Lirë.
Sakib Ademoviq tregon disa dokumente, teksa flet për Radion Evropa e Lirë.

 

Sakibi erdhi në Kosovë në vitet ’90, gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë. Lufta e gjeti me prindërit në qytetin e Han Pijeskut, 30 kilometra larg vendlindjes, ku punonte në një kombinat bujqësor. Pasi atij iu dogjën pronat dhe iu vranë disa anëtarë të familjes, ai thotë se ai dhe familja e tij u përpoqën të gjenin strehim jashtë Bosnjës.

“Vëllai im Nijazimi, i cili në atë kohë ishte afër Sarajevës, kërkoi nga një shok i tij i shkollës, një serb, i cili ishte pilot helikopterësh, që të na nxirrte disi nga Han Pijesaku dhe të na dërgonte në një vend ku nuk kishte aq shumë rrezik”.

“Ai na informoi se kur dhe ku ta prisnim në qytetin Sokolac [afër Sarajevës]. Ai transportonte të plagosurit nga Pale [një komunë në Sarajevën lindore, pjesë e Republika Sërpskas]. Sipas marrëveshjes, shkuam atje dhe më pas na transportoi në Batajnicë të Beogradit. Pas kësaj, piloti vazhdoi punën e tij dhe ne erdhëm në Kosovë, ku kisha një motër në fshatin Korishë, afër Prizrenit”, tregon Sakibi për Radion Evropa e Lirë.

Emri i Sakib Ademoviqit në regjistrin e refugjatëve në Kosovë më 1992.
Emri i Sakib Ademoviqit në regjistrin e refugjatëve në Kosovë më 1992.

 

Në këtë fshat të banuar me shqiptarë, që gjendet në rrugën Prizren-Suharekë, Sakibi dhe familja e tij jetuan për disa vite, deri kur familja e motrës nuk kishte më mundësi t’i mbante. Pastaj, ata u shpërngulën në Prizren dhe Sakibi nisi të punonte në bujqësi.

Pak kohë pas kësaj i vdiqën prindërit dhe vëllai i Sakibit u largua nga Kosova pasi u martua. Sakibi tregon se shpesh mbeste pa punë dhe nuk kishte ku të jetonte, deri kur u takua me Ismet Alishanin nga rajoni i Prizrenit, te i cili punon sot, duke u kujdesur për bagëtinë.

Ky është vendi ku Sakibi jeton.
Ky është vendi ku Sakibi jeton.

 

Ai aktualisht jeton në një ahur dhe kështu ka siguruar kulm mbi kokë dhe ushqim. Sakibi thotë se për këtë i është mirënjohës Ismet Alishanit.

Megjithatë, ai beson se çdo ndihmë që mund të marrë është e rëndësishme për të.

Vitin e kaluar, për herë të parë qëkur banon në Kosovë, ai shkoi në Zyrën komunale për Komunitete dhe Kthim në Prizren për të kërkuar që të zgjidhte statusin e tij në Kosovë dhe rrjedhimisht të pajisej me dokumente të Kosovës. Megjithatë, Sakibi ende nuk arrin të shpjegojë pse ka pritur kaq gjatë për të zgjidhur këtë çështje.

Sakibi thotë se është mirënjohës që ka një kulm mbi kokë.
Sakibi thotë se është mirënjohës që ka një kulm mbi kokë.

 

Sakibi thotë se ka vetëm një letërnjoftim të lëshuar në periudhën kur ishte Republika Federale e Jugosllavisë, certifikatën e lindjes dhe një vërtetim se është shtetas i Bosnjë e Hercegovinës.

Nëse arrin të marrë dokumentet e Kosovës, një gjë e tillë do t’i mundësonte atij që të fitojë të drejtën e pensionit ose të marrjes së ndihmave sociale.

Megjithatë, Igballe Rama-Fazli, udhëheqëse e Zyrës komunale për Komunitete dhe Kthim në Prizren, thotë për Radion Evropa e Lirë se Sakib Ademoviq nuk i përmbushë kushtet për marrjen e shtetësisë së Kosovës.

“Në udhëzimin parashihet vetëm [rregullim i statusit] për persona të zhvendosur dhe të kthyer. Ne nuk mund ta klasifikojmë Ademoviqin në asnjërën kategori. Ai na kërkoi që t’i sigurojmë çfarëdo dokumenti për t’i rregulluar të drejtat e tij, përfshirë edhe pensionin. Jam konsultuar me autoritetet në komunë dhe që nga fillimi kam menduar se nuk mund t’ia japim [dokumente të Kosovës] sepse e dija që nuk ishte paraqitur më herët fare [tek autoritetet]”, thotë Rama-Fazli.

Nga Komuna e Prizrenit po ashtu thonë se Sakib Ademoviq ishte regjistruar si refugjat si në vitin 1999 në Kukës, në veri të Shqipërisë, gjatë intervenimit të NATO-s, kur ai dhe shqiptarë të tjerë nga Kosova, por edhe nga fshati Korishë, u dëbuan nga shtëpitë e tyre.

Sakbi tregon letërnjoftimin e kohës së Jugosllavisë.
Sakbi tregon letërnjoftimin e kohës së Jugosllavisë.

 

Rama-Fazli premton se “këto ditë” do të bisedojë me kryetarin e komunës, pasi tashmë ka caktuar një takim lidhur me këtë çështje. Komuna thotë se është gati t’ia ndërtojë një shtëpi Sakibit, por problemi qëndron se ai nuk ka tokë në emër të tij dhe as dokumente të Kosovës.

Sipas Ligjit për shtetësinë, shtetësia e Kosovës fitohet, ndër të tjera, me lindjen në Kosovë, me adoptim dhe natyralizimin.

Për të marrë shtetësinë me natyralizim, personi i huaj duhet të jetë i moshës madhore në ditën e aplikimit, të ketë qëndruar në Kosovë pa ndërprerë për pesë vjet pas marrjes së leje qëndrimit të përhershëm, dhe të posedojë mjete materiale të mjaftueshme për të siguruar jetesën e vet dhe të personave për mbajtjen e të cilëve është përgjegjës, pa shfrytëzuar skemat e asistencës sociale.

Sakbi shpreson që një ditë të mund të vizitojë Bosnjën.
Sakbi shpreson që një ditë të mund të vizitojë Bosnjën.

 

Sakibi vazhdon të mbijetojë duke u varur nga ndihmat e njerëzve vullnetmirë, teksa jeton me mallin që ta vizitojë edhe një herë vendlindjen e tij.

“Nuk mund të fle natën për shkak të kësaj”, thotë ai ndërsa fshin lotët./REL

Më Shumë

Dua Lipa përfundon në gjykatë

Dua Lipa është paditur pasi ka postuar një foto të shkrepur nga paparaci në Instagramin e saj. Kjo është hera e dytë që ndodh...

Hyri dhunshëm në banesën e një gruaje, arrestohet i dyshuari në Prizren

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë, që dyshuar se kishte hyrë me dhunë në banesën e një gruaje dhe ka grabitur gjëra më...

Zjarret pushtojnë Turqinë, Erdogan: Dënim me vdekje kush i vë qëllimisht

Vijon të jetë problematike prej tre ditësh situata me zjarret në zonat turistike të Turqisë. Ashtu si një vit më parë, një vatër gjigande zjarri...

Paraburgim për dy persona që dyshohet se dhunuan një vajzë në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren ua ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji, të pandehurve me inicialet E.S. dhe T.J., pasi dyshohen për veprën...

Haxhiu: Procesi i Vettingut s’ka të bëjë me emra të përveçëm, pres takim me liderët opozitarë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se ka qenë rrugë e vështirë deri në finalizimin e koncept-dokumentit për Vettingun. Ajo ka thënë se ...

Arrestohet personi i kërkuar në Rahovec

  Një person i kërkuar nga organet e drejtësisë është arrestuar në Rahovec. Arrestimi i tij është bërë me urdhër të gjykatës. “Në bazë të urdhëresës lëshuar...

13 vjet nga vdekja e Michael Jackson, ikonës së muzikës pop

Michael Joseph Jackson, lindi më 29 gusht 1958 në Gary, Indiana. Ai ishte muzikant, këngëtar, autor, producent, kompozitor, koreograf, prodhues, valltar amerikan. I pagëzuar si Mbreti...

Sot nafta më shtrenjtë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka caktuar çmimet tavan për shitjen e derivateve, për ditën e martë. Sipas vendimit, çmimi maksimal i lejuar i...

Iu gjetën monedha metalike të falsifikuara, policia arreston dy të dyshuar në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se njësitet policore pasi kanë ndaluar veturën në të cilën gjendeshin dy burra ku pas kontrollimit tek ta janë...

Gjykata e Lartë e SHBA-së rrëzoi vendimin historik, shumë gra humbin të drejtën e abortit

Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara hoqi të drejtën ligjore për abort, gjegjësisht vendosi se nuk ekziston e drejta kushtetuese për abort dhe se...

Nis pagesa e 100 eurove edhe për pjesën e mbetur të sektorit privat

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se sot është procesuar pagesa prej 100 eurove për 14 mijë e 42 punëtorë të...

Princi i kurorës saudite do të vizitojë Turqinë për herë të parë që nga vrasja e Khashoggit

Princi i kurorës i Arabisë Saudite do të vizitojë Turqinë për herë të parë që nga vrasja e gazetarit Jamal Khashoggi në vitin 2018...

Kurti në mbështetje të sportistëve të Kosovës në Lojërat Mesdhetare 2022

Kryeministri Albin Kurti ka dal në mbështetje të sportistëve të Kosovës që mbrëmë parakaluan në paradën e ceremonisë hapëse të Lojërave Mesdhetare 2022 në...

Romani

Nga: Ernesto Sabato Për mua, romani është si historia dhe si protagonisti i saj, njeriu: një zhanër i papastër në shkallën më të lartë. I...

Prizreni merr pjesë në takimin e Rrjetit Ballkanit të Qyteteve “B40” në Stamboll

Përfaqësues të Komunës së Prizrenit ishin pjesë e takimit të dytë të Rrjetit Ballkanik të Qyteteve B40 në Stamboll, ku morën pjesë zyrtarë të...

SHBA vret ‘udhëheqësin e lartë’ të grupit të lidhur me Al-Qaedën në Siri

Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka informuar se zhvilloi një operacion në provincën Idlib të Sirisë, që kishte për synim një...

Lajmet e Fundit