8.4 C
Prizren
E diel, 8 Shkurt, 2026

I caktohet masa e paraburgimit babait që tentoi të vriste djalin e tij në Rahovec

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit, L.G., i cili dyshohet se ka kryer veprat penale “Vrasje në tentativë” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Ky aktvendim i gjykatës u mor pas kërkesës së Departamentit të Krimeve të Rënda të Prokurorisë Themelore në Gjakovë.

“Prokurori i rastit ndaj të pandehurit, ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, e cila është aprovuar nga Gjykata kompetente”, thuhet në njoftimin e kësaj prokurorie.

Sipas prokurorisë, L.G., dyshohet se më 6 gusht, derisa ka qenë në ndikim të alkoolit, me dashje ka tentuar ta privojë nga jeta djalin e tij, A.G., në afërsi të shtëpisë të tyre, në komunën e Rahovecit.

Ai dyshohet që fillimisht i ka kërkuar djalit të tij që të largohet nga shtëpia, e më pas, ka nxjerrë armën e zjarrit nga brezi dhe ka shtënë dy herë në drejtim të tij, por nuk ka arritur që ta qëllojë, sepse djali është larguar shpejt.

Prokuroria vlerëson se me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë”.

Ndërkaq, për shkak se ka përdorur armë zjarri në kundërshtim me ligjet e Kosovës, ai dyshohet se ka konsumuar veprën “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Më Shumë

“Drejtësi, jo politikë” i 17 shkurtit merr përkrahjen e Bali Muharremajt

Përfaqësuesit e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli kanë vizituar Komunën e Suharekës, ku janë pritur nga kryetari i kësaj komune,...

Drejtoresha e DKA-së në Prizren mbledh drejtorët e shkollave për sigurinë dhe fillimin e gjysmëvjetorit të dytë

Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA), Luljeta Veselaj Gutaj, mbajti sot takim me drejtorët e shkollave të Komunës së Prizrenit, ku u diskutua...

Lajmet e Fundit