I jepet lamtumira e fundit 23 vjeçarit që e goditi rrufeja, punonte ndërtimtar

Shpëtim Kabashi 23 vjeçar nga komuna e Rahovecit, vdiq dje pasi u godit nga rrufeja. I riu në momentin tragjik për jetën ishte në vendin e punës në Gjakovë, punonte ndërtimtar, raporton Gazeta Express.

Rrufeja goditi edhe shokun e tij të punës, ai momentalisht po trajtohet në QKUK dhe mësohet se gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.

Fqinjët e Shpëtimit e kanë përshkruar atë si djalë të urtë dhe punëtor. Ata thanë se i riu punonte ndërtimtar. Bëhet e ditur se atij tashmë i është dhënë lamtumira e fundit dhe e pamja për të po qëndron e hapur. Më shumë detaje sot në T7 në orën 19:30, shkruan Gazeta Express.

.

Detaje për rastin janë dhënë edhe në raportin e sotëm të policisë:

Raportohet se dy viktima meshkuj K-Shqiptar, gjersa kanë qenë duke punuar, dyshohet se janë godit nga rrufeja ku njëri ka vdekur në vend, ndërsa tjetri në gjendje të rëndë është dërguar në QKUK . Në vend ngjarje kanë dal njësitë përkatëse policore. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës i lirohet familjarëve për ceremoni mortore.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/i-jepet-lamtumira-e-fundit-te-riut-nga-rahoveci-punonte-ndertimtar-556425/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Më Shumë

Zyrtare: Edvin Kuc rikthehet te Ballkani i Suharekës

Ballkani e ka rikthyer ish-mesfushorin Edvin Kuc sërish në Suharekë. Kuc që dikur ishte kapiten i “Xhebrailave” është rikthyer sërish me objektivin që ta fitojë...

Nga 30 ditë paraburgim për nënë e bir të dyshuar për vrasjen në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, për shkak të dyshimit të...

Lajmet e Fundit