9.7 C
Prizren
E hënë, 27 Tetor, 2025

I mbijetuari i masakrës së Krushës së Vogël viziton babanë e Thaçit në Burojë

Bajram Zylfiu, i mbijetuari i masakrës së Krushës së Vogël, së bashku me banorë të këtij fshati, e kanë vizituar babain e ish-presidentit Thaçi në Burojë.Forcat serbe natën e 25 marsit 1999 kishin grumbulluar banorët e fshatit dhe më pas i kishin ndarë burrat dhe gratë.

113 burra ishin dërguar me duar mbrapa kokës në një shtëpi në Krushë të Vogël. Aty të mbështetur për mur, siç kishte rrëfyer Bajram Zylfiu për Kallxo.com, një pjesëtar i forcave serbe kishte gjuajtur në drejtim të tyre me mitraloz fillimisht e pastaj me automatik.

Zylfiu kishte treguar se kur kishin filluar gjuajtjet, mbi të ishte rrëzuar njëri banor i vrarë dhe nuk ishte vënë re se ai kishte mbetur gjallë.

Pas kësaj, Zylfiu kishte arritur të ikë nga ajo shtëpi për t’u fshehur në male për disa ditë me radhë, pa bukë dhe pa ujë.Bajram Zylfiu është njëri nga gjashtë të mbijetuarit e masakrës së Krushës së Vogël, në të cilën forcat serbe kishin vrarë mbi 100 qytetarë në marsin e vitit 1999.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve të rinj

Më Shumë

Nga kjo e diele do të flemë një orë më shumë, po kalojmë në orën e dimrit

Ora e dimrit në pjesën më të madhe të Evropës fillon natën midis të shtunës dhe të dielës, më 25 dhe 26 tetor 2025. Ora...

Njoftim për reduktime të furnizimit me ujë në disa zona të Prizrenit

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar konsumatorët se, për shkak të nivelit të ulët të burimeve, do të aplikohen reduktime të furnizimit me ujë në...

Lajmet e Fundit