9.3 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

I mituri sulmon me sëpatë nënën në Suharekë

Një i mitur i moshës 15 vjeçare e ka sulmuar dje më sëpatë nënën e tij në Suharekë.

Policia njofton se viktimës i është dhënë ndihmë mjekësore në Shtëpinë e Shëndetit në Suharekë e më pas është transportuar për në emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren ku është ndalur për shërim.

Sipas raporteve hetimore thuhet se viktima ka marrë plagë të rënda në kokë.

Hetues policorë kanë dalë në vendin e ngjarje për t’i sqaruar rrethanat e ngjarjes.

I dyshuari është arrestuar dhe po mbahet në arrest. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Lajmet e Fundit