4 C
Prizren
E shtunë, 21 Mars, 2026

Ibrahimovic idhulli i ri i tifozëve

Zlatan Ibrahimoviç idhulli i ri i tifozëve të Manchester United. Ish-sulmuesi i “Djajve të Kuq” Erik Cantona deklaronte përpara disa javësh se “Old Trafold” ka vetëm një mbret dhe ai është pikërisht francezi. Por, me tre gola të shënuar në dy ndeshjet e para, Ibrahimovic duket se është në rrugën për tu bërë pasardhësi i denjë i Cantona.

Nisjen e shkëlqyer të sezonit nga bomberi suedez nuk e kishte menduar as trajneri Jose Mourinho. Ndonëse është herët për të bërë parashikime afatgjata, Zlatan duket se i ka rikthyer buzëqeshjen tifozëve të Manchester United pas disa sezoneve jo të mira.

Sigurisht që ky fakt i jep atyre dhe mundësinë për të ëndërruar dhe shpresuar se titulli kampion këtë vitë do të jetë i “Djajve të Kuq”. Meritë absolute këtu ka dhe portugezi Mourinho, i cili e ka rikthyer në formën të mirë skuadrën angleze.

Rrugëtimi i Manchester United është i gjatë dhe përvec misionit për t’u rikthyer në Champions League, të besuarit e “Special One” do të kërkojnë me çdo kushtë titullin në Premier League.

Nga ana e tij, Zlatan Ibrahimovic ka dhe një mision përsonal: të zëvendësojë Erik Cantona. Për një sulmues si suedezi, i cili ka fituar kudo ku ka luajtur, arritja e këtij objektivi nuk duket një mision i pamundur.

Sidoqoftë deri në fund ka ende edhe shumë ndeshje për tu luajtur, e megjithatë Zlatan arriti të fitojë menjëherë zemrat e tifozëve në Old Trafford.

Më Shumë

Në Zlipotok përkujtohet 111-vjetori i Betejës së Çanakkalasë

Në fshatin Zlipotok të Dragash është mbajtur një ceremoni përkujtimore me rastin e 111-vjetorit të Betejës së Çanakkalasë, e organizuar nga KFOR-i Turk. Në këtë...

Tradita e Bajramit në Prizren, flet Valon Ibrahimi

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren , Valon Ibrahimi ka bërë të ditur se festa e Fitër Bajramit po mbizotëron me atmosferë...

Lajmet e Fundit