13.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Trandet ‘Jerusalemi’ i PDK-së

Pas ndryshimeve në ekzekutivin e Prizrenit, te qytetarët ka pasur reagime të dyanshme. Reagime ka pasur edhe nga partitë politike dhe një pjesë e shoqërisë civile. Sipas tyre, tani pritet që edhe dega e PDK-së në Prizren të transformohet. Ky transformim bëhet me dije se do të fillojë nga kryetari i kësaj dege, Minir Krasniqi, që pritet të dërgohet në shërbime konsullore në Gjermani, shkruan gazeta Kosova Sot.

Qendra dikton zhvillimet në degë

Ndryshe, Prizreni vazhdon të mbetet njëri ndër qytetet ku thyhen më së shumti shtizat e partive. I cilësuar ndonjëherë simbolikisht edhe si Jerusalemi i partive politike, besohet se vota e qytetarëve të Prizrenit, i dyti për nga madhësia, mund të jetë edhe përcaktues i fituesve në zgjedhje. Kjo ka bërë që krerë partish ta vizitojnë më shpesh qytetin historik. Nga ana tjetër, sipas njohësve politikë ndryshimet në PDK nuk po shfrytëzohen nga partia rivale LDK, e cila po ashtu ka probleme të brendshme. “Partia në qendër, përveç me drejtorët, tashmë të shkarkuar të Komunës, është i pakënaqur edhe me degën e partisë, prandaj tash pritet që të ketë ristrukturim të degës”, tregon burimi brenda PDK-së në Prizren.

Reagimet e opozitës

Ndryshe, Sipas NISMA-s në Prizren shkarkimi i gjashtë drejtorëve me pretekstin për dinamizim të punës është jo i qëndrueshëm, sepse të gjithë këta janë nën hetime të organeve të drejtësisë për krim të organizuar dhe korrupsion dhe që i kanë shërbyer parapolitikës së PDK-së, e cila i ka pasur edhe para këtyre 5 drejtorë të dënuar me burg në rastin e Ramadan Mujës. “Se ky nuk është ndonjë ndryshim i pritur tregon fakti se emërimin e ka bërë i dënuari me 2 vjet burg për korrupsion, shkelje ligjore dhe dëmtim të pasurisë komunale për interesa të tjetër kujt, Ramadan Muja, si dhe i dënuari tjetër nga drejtësia më 1 e 6 muaj burg Minir Krasniqi, kryetari i degës së PDK-së në Prizren, i cili është dhe mbetet arkitekti i të gjitha vjedhjeve dhe të zezave që i vjen qytetit të Prizrenit”, thuhet në një komunikatë të kësaj partie./Kosova Sot/

Më Shumë

Dënohen Ballkani e dy zyrtarë, po edhe trajneri i Dritës

Klubi i Ballkanit është dënuar me gjobë 1200 euro, videoanalisti i FC Ballkanit, Ardi Kabashi me gjobë prej 500 euro dhe zyrtari i Ballkanit,...

Moti sot me diell dhe vranësira

Moti sot parashihet të jetë me diell dhe vranësira, të cilat gjatë ditës pritet të shtohen, ku ka mundësi të sjellin ndonjë reshje të...

Lajmet e Fundit