Ibrës “i prishet qejfi”, vendos largimin nga Milani në verë

Aventura e dytë e Zlatan Ibrahimovic me fanellën e Milanit duket se do të zgjasë vetëm disa muaj, pasi kontrata e suedezit me klubin kuqezi mbaron me përfundimin e këtij sezoni dhe ai ka vendosur të mos rinovojë për një tjetër vit, ashtu si është edhe opsioni i parashikuar.

Gjiganti suedez u rikthye te Milani në fund të vitit të kaluar, pas ngulmimit të Maldinit dhe Boban, të cilët donin një emër me eksperiencë për të ndihmuar skuadrën të rikthehet te rezultatet pozitive dhe puna e bërë nga Ibra ishte fantastike.

Pavarësisht 38 viteve mbi supe, sulmuesi ishte shndërruar në një lider dhe pikë orientimi për Milanin, ndërsa përveç golave të shënuar vetë, ka ndihmuar jo pak edhe shokët e skuadrës për të gjetur rrjetën.

Megjithatë shkarkimi i Zvonimir Bobanit dhe lamtumira e mundshme e Maldinit në verë, bashkë me atë të trajnerit Pioli, me të cilin Ibra ka ndërtuar një marrëdhënie të mirë, e kanë shtyrë këtë të fundit t’u komunikojë drejtuesve se nuk do të rinovojë kontratën.

Pikërisht për këtë arsye, Ivan Gazidis është vënë në lëvizje për të gjetur një tjetër sulmues që të udhëheqë repartin e avancuar dhe ka piketuar bomberin polak të Napolit, Arkadiuz Milik, i cili pritet të largohet nga “San Paolo” këtë verë.

Më Shumë

Vedat Muriqi mbërrin në Stamboll, pritet nga tifozët e Fenerbahçes

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, para pak çastesh ka mbërritur në Stamboll, pasi ka kompletuar rikthimin e tij në ekipin Fenerbahçe. Gjatë ditës,...

Prizreni organizon edicionin e parë të Festivalit të Kampingut në Vermicë

Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik, në bashkëpunim me Shoqatën e Kampingut “OASIS”, do të organizojnë nga 19 deri më 21 qershor 2026 edicionin...

Lajmet e Fundit