Identifikohet i dyshuari për të shtëna me armë në Gelancë të Suharekës

Mbrëmë rreth orës 22:35 minuta, policia në Suharekë ka pranuar një informacion i cili bënte me dije se në fshatin Gelancë (KK Suharekë) ka të shtëna me armë zjarri.

Njësitet policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin G .U ( 24 vjeç), tek i cili është gjetur arma e gjuetisë model AKKAI ALTY me Nr. serik 063904 kal. 12 GA dhe tre fishekë të kal.12 GA. I dyshuari nuk ka poseduar leje për armen ne fjalë përpos librezës së armës dhe dokumentit te aplikimit për tu pajisur me leje.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i cili ka sugjeruar që arma te konfiskohet ndërsa rasti të shkoj në procedurë te rregullt, njofton zëdhënësi i policisë rajonale të Prizrenit.

Më Shumë

Osmani viziton Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë: Ndamë së bashku dashurinë e festës

Në ditën e festës së Kurban Bajramit, kandidatja për presidente nga radhët e LDK-së ka vizituar Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë. E shoqëruar edhe...

Nuk ndalet Bashkimi, merret vesh me Divine Myles?

Bashkimi vazhdon me riorganizimin e skuadrës vetëm pak ditës pas mbylljes së kampionatit të sivjetm. Pas zyrtarizimit të vazhdimeve të kontratave me disa nga lojtarët...

Lajmet e Fundit