Inspektimi i prodhuesit të produkteve të pemëve dhe perimeve në Prizren

Drejtoria e Inspektorateve ka bërë inspektimin e njërit nga katër prodhuesit e produkteve të pemëve dhe perimeve në komunën e Prizrenit, të cilët me përpunimin e tyre përfitojnë produkte finale si perime të pasterizuara, ajvar, pure domatesh, reçel etj, raporton PrizrenPress.

I pranishëm ishte edhe drejtori i Inspektoratit, Edon Muçaj.

Sipas njoftimit, gjatë inspektimit u kërkuan dokumentacione për prejardhjen e lëndëve të para, kurse për ato të importuara u kërkuan certifikatat fito-sanitare.

“Për produktet finale, përveç analizave në laboratoret interne, u kërkuan dhe u dokumentuan edhe analizat fiziko-kimike dhe mikrobiologjike të kryera nga organet kompetente, ku prodhuesi në fjalë ishte i pajisur me dokumentet e nevojshme”, thuhet në njoftim.

Kjo komunë ka bërë me dije se inspektimet e ngjashme do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Dragashi nis përgatitjet për organizimin e Testit të Arritshmërisë dhe Maturës 2026

Komuna e Dragashit ka mbajtur një takim informues dhe koordinues me administruesit e Testit të Arritshmërisë dhe Testit të Maturës Shtetërore 2026 në shkollat...

Malisheva përballet me mungesë uji dhe energjie

Malisheva vazhdon të përballet me mungesë të ujit të pijshëm dhe ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike, duke ndikuar drejtpërdrejt në jetën e përditshme...

Lajmet e Fundit