Inspektohen punimet në Krushë të Vogël

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se ka bërë inspektimin e punimeve në kanalet e ujërave atmosferike, kanalizimit të ujërave të zeza, të rrugëve lokale dhe ato të ndriçimit publik në Krushë të Vogël, raporton PrizrenPress.

Sipas njoftimit, me këtë rast operatori ekonomik është urdhëruar për sanimin e gjendjes.

“Drejtoria e Shërbimeve Publike ka bërë inspektimin e punimeve në kanalet e ujërave atmosferike, kanalizimit të ujërave të zeza, të rrugëve lokale dhe ato të ndriçimit publik në Krushë të Vogël, me ç’rast operatori ekonomik është urdhëruar për sanimin e gjendjes”, thuhet në njoftim. “Drejtoria e Shërbimeve Publike njofton se projektet e radhës do të sinkronizohen për të qenë në përputhje me kërkesat e banorëve të këtij fshati”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Rahoveci mban takimin e parë publik për raportin 6-mujor të vitit 2026

Sot është mbajtur takimi i parë publik me qytetarët për punën në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, në përputhje me Ligjin për Vetëqeverisje...

Kosova përgatitet në Prizren për ndeshjet vendimtare të korrikut

Kosova në basketboll po vazhdon përgatitjet intensive në Prizren për dy ndeshjet shumë të rëndësishme që e presin në muajin korrik. Federata e Basketbollit e...

Lajmet e Fundit