Inspektorati i Prizrenit kërkon respektim të rregullave në hapësirat publike për festat e qershorit

Drejtoria e Inspektorateve në Prizren kërkon nga pronarët e bizneseve dhe personat fizik që kanë qasje dhe shfrytëzojnë hapësirat publike në sheshin “Shatërvan” dhe “ Lidhjes…”, si dhe në rrugën unazore, që t’ju përmbahen dhe zbatojnë me përpikëri rregullave të përcaktuara, në 140-vjetorin të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (LSHP) dhe Ditës së Çlirimit të qytetit.

“Kërkohet respektim për lejet që kanë të bëjnë me shfrytëzimin e hapësirave publike, ashtu siç janë lejuar me aktvendime të Drejtorisë së Urbanizmit”, njofton KK,shkruan “PrizrenPress”.

Kjo drejtori, po ashtu kërkon që të respektohet leja e vendosjes së karrigeve dhe tavolinave, si dhe lejeve për hyrje dalje në sheshin “Shatërvan”.

“I njoftojmë pronarët e subjekteve afariste dhe të tjerë, që për shkak të festave, t’i respektojnë vendimet komunale me qëllim që në mënyrë madhështore dhe të lirë të festojnë të gjithë qytetarët dhe mysafirët e tjerë që do ta vizitojnë qytetin”.

Më Shumë

Bashkimi investon në kushte moderne, nis renovimi i hapësirave të reja në “Sezai Surroi”

KB Bashkimi ka njoftuar nisjen e projektit për renovimin e hapësirave të reja në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”, të cilat do të jenë në...

16 vjet pa ikonën e kinematografisë, Bekim Fehmiu

Sot bëhen 16 vjet nga ndarja nga jeta e aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu, një prej figurave më të shquara të kinematografisë shqiptare...

Lajmet e Fundit