Inspektorët komunal në Malishevë, në bashkëpunim me Policinë, sot kanë mbyllur dy lokale në këtë qytet.
Aksioni në disa lokale u ndërmor për inspektim të zbatimit të vendimit i cili ndalon përdorimin apo shërbimin me “shisha”, përkatësisht afërsisë së lokaleve me shkolla.
“Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Malishevës, ka bërë të ditur se edhe në ardhmen do të bëjë mbikëqyrje për zbatimin e plotë të këtij vendimi dhe aty ku haset në moszbatim të këtij vendimit, do të ndërmarrin veprime ligjore”, thuhet në njoftimin e Komunës.
Sipas vendimit Nr.-2/500, datë 24.10.2022, ndalohet shërbimi me shisha-llulla-nargjile dhe të ngjashme, në largësi ajrore së paku 500 metra afër objekteve shkollore dhe 400 metra në afërsi të stacioneve të autobusëve.