9.8 C
Prizren
E diel, 15 Mars, 2026

Inspektorati në Malishevë vazhdon marrjen e masave për ata që nuk respektojnë urdhëresat për COVID-19

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Malishevës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, në vazhdimësi është duke mbikëqyrur zbatimin e masave preventive për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Për këtë qëllim, të gjithë ata që nuk po i zbatojnë këto masa, po përballen me masat ndëshkimore sipas ligjit.

Kjo komunë njofton se edhe gjatë ditës së sotme, inspektorati komunal dhe Policia e Kosovës, janë në terren duke e mbikëqyr zbatimin e masave, si nga qytetarët, ashtu edhe nga subjektet afariste. Përveç kontrollit në qarkullimin e qytetarëve, po mbikëqyren edhe marketet dhe dyqanet ushqimore.

Sipas Drejtorisë së Inspektoratit të kësaj komune në të gjitha rastet, kur nuk po zbatohen masat dhe urdhëresat, inspektorati është duke ndërmarrë masat ligjore për të gjithë shkelësit e ligjit, pa dallim.

Drejtori i Inspektoratit në Komunën e Malishevës, Dibran Kastrati, ju bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe subjekteve afariste, që ti zbatojnë të gjitha masat e parapara nga Ministria e Shëndetësisë, si për orarin e lëvizjes së qytetarëve, po ashtu edhe subjektet afariste të zbatojnë masat e parapara mbrojtëse ndaj COVID-19. Në rast të mos zbatimit të këtyre masave, jemi të obliguar të ndërmarrim të gjitha masat ndëshkimore, sipas ligjit./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Hajnat hyjnë në një shtëpi në Rahovec, marrin para dhe stoli ari

Një rast i vjedhjes së rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Patoqan të Ulët të Rahovecit. Sipas policisë në cak të hajnave kanë qenë stolitë...

Sonte në Prizren luhet super derbi i basketbollit

Në palestrën e nxehtë ”Sezai Surroi”, Bashkimi i bën konakun Trepçës, njëherësh edhe vendi i dytë kundër vendit të parë. https://prizrenpress.com/shiten-banesa-moderne-ne-lagjen-tranzit-i-ri-te-prizrenit-mundesi-pagese-me-keste/ Këto dy skuadra u përballën...

Lajmet e Fundit