6.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Bixhoz dhe drogë gjatë pandemisë në një hotel në Prizren, policia kap 13 persona

Mbrëmë, rreth orës 21:30, në rrugën “Ismail Kryeziu” në Prizren, policia duke vepruar në zbatim të masave të Qeverisë dhe Ministrisë se Shëndetësisë në lidhje me mosveprimet sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë, ka pranuar një informacion se në një hotel ka persona të dyshimtë të cilët janë duke kryer veprime ilegale.

Personat e dyshimtë të cilët janë gjetur në hotel janë kontrolluar dhe sipas dëshmive të gjetura në vendin e ngjarjes të njëjtit kanë zhvilluar aktivitetin ilegal “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit”, “Mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjate epidemisë” si dhe “Posedim i pa autorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Në këtë lokacion janë gjetur gjithsej 13 persona të dyshimtë, një sasi e vogël e dyshuar për kokainë dhe materiale për mbajtjen e evidencave me rastin e lojës së bixhozit si: fletore e shënimeve, letra bixhozi, pako metalike ngjyrë hiri me figura të lojërave ‘poker’ e të tjera.

Në lidhje me këtë rast në afat prej 48 orësh janë ndaluar  shtetasit e mëposhtëm:

P.B i lindur në vitin 1968

H.K i lindur në vitin 1981

K.K i lindur në vitin 1974

S.K i lindur në vitin 1976

Sh.K i lindur në vitin 1975

T.K i lindur në vitin 1966

Pas intervsitimit, shtatë persona të dyshimtë janë liruar në procedurë të rregullt hetimore.

Rasti është duke u hetuar dhe veprimet e policisë janë ndërmarrë më urdhër të prokurorit të shtetit.

Më Shumë

69 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

69 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë. 27 nga këto aksidente janë me të lënduar, ndërkaq 42 me dëme...

Kryhet një operacion i vështirë në spitalin e Prizrenit, pacienti me shëndet të mirë

Mjekët e Repartit të Urologjisë në Spitalin e Prizrenit kanë kryer një operacion të vështirë. Dr.Halil Xhibexhiu tregon se pacienti pas operacionit është lirur me...

Lajmet e Fundit