8.7 C
Prizren
E diel, 29 Mars, 2026

Inter rivalizon Juventus-in për yllin e Benfica-s

Inter-i është klubi më i fundit që ka hyrë në garë për të marrë shërbimet e Alejandro Grimaldo nga Benfica. Lojtari spanjoll është gjithashtu dhe në radarët e Juventus-it.

Sipas gazetës katalanase “Mundo Deportivo”, zikaltërit e synojnë afrimin e mbrojtësit të majtë gjatë merkatos së janarit.

Spanjolli po tregon formë të mirë te Benfica, pasi ka shënuar një gol dhe tre asistime në 12 paraqitje këtë sezon.

Ish-lojtari i akademisë së Barcelona-s ka kontratë me Benfica-n deri në verën e 2023. Ai nuk dëshiron të rinovojë. Ndaj dhe Benfica do e shesë gjatë janarit, për të mos e humbur me kosto zero në verën e ardhshme.

Inter-i gjithashtu ka në listë për krahun e majtë të mbrojtjes edhe Ramy Bensebaini, algjerianin e Borussia Monchengladbach. Edhe ai ka kontratë me skuadrën gjermane deri në verën e 2023.

Më Shumë

Operacion antidrogë në Suharekë, arrestohen dy persona

Një aksion antidrogë i Policisë së Kosovës ka rezultuar me arrestimin e dy personave dhe sekuestrimin e drogës dhe armëve. Policia e Kosovës, përkatësisht njësiti...

Masakra e Krushës së Madhe, Latifi: Rrënjët e lirisë thellohen nga gjaku që u derdh

Në Krushë të Madhe po mbahet tubim dhe homazhe në 27-vjetorin e vrasjes së 243 personave, ndërsa 893 shtëpi private dhe shoqërore u dogjën...

Lajmet e Fundit