Interesim i qytetarëve të Prizrenit për të ndihmuar, Vetëvendosje edhe nesër vijon me mbledhjen e ndihmave

Për shkak te interesimit të madh të qytetarëve të Komunës së Prizrenit për të ndihmuar familjet e goditura nga tërmeti i tmerrshëm, Lëvizja Vetëvendosje në Prizren njofton qytetarët se aksioni humanitar do të vijojë edhe gjatë ditës së nesërme nga ora 9:00 deri në orën 20:00.

Karanfil Haxhillari, sekretar i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, për Kapixhikun ka bërë të ditur se qytetarët kanë vijuar të sjellin ndihma edhe pas nisjes së kontingjentit të parë për në Durrës:

“Vullnetin e qytetarëve do ta realizojmë duke vijuar aksionin edhe gjatë ditës së nesërme, pasi interesimi i qytetarëve të komunës sonë është tepër i madh. Për këtë s’ka se si të mos jemi krenarë me solidarizimin e e të gjithë qytetarëve të cilët e meritojnë një falënderim të veçantë”, u shpreh Haxhillari.

Ai po ashtu tha se edhe nesër grupi mobil do të jetë funksional, vetëm për ata qytetarë që kanë dëshirë të ndihmojnë, por për arsye të ndryshme nuk kanë mundësi të shkojnë në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje dhe se numri kontaktues është ai ditës së sotme 045/816-783.

Përndryshe, Lëvizja Vetëvendosje në Prizren, në orët e mbrëmjes ka nisur një kontingjent të ndihmave të qindra qytetarëve dhe kompanive të ndryshme nga komuna e Prizrenit për në njërën nga qendrat emergjente në Durrës./Kapixhiku/

Më Shumë

Në Prizren përmbyllet edicioni i tretë i “Akademisë së Juristëve të Rinj”

Në Prizren është përmbyllur edicioni i tretë i “Akademisë së Juristëve të Rinj”, i mbajtur nga 14 deri më 17 maj, program që mblodhi...

Ukshin Hoti, 27 vjet pa gjurmë – Një emër që vazhdon të mbetet simbol i rezistencës dhe misterit

Më 16 maj të vitit 1999 në rrethana ende të pandriçuara është zhdukur Ukshin Hoti. Veprimtari i mirënjohur i Lëvizjes Kombëtare, profesori Ukshin Hoti u...

Lajmet e Fundit