8.1 C
Prizren
E premte, 1 Maj, 2026

Malisheva në përkrahje të pa rezervë për vëllezërit në Shqipëri

Komuna e Malishevës, gjatë natës së mbrëmshme i ka dërguar ndihmat e para për banorët e Thumanës, atje ku tërmeti i djeshëm ka marrë jetë njerëzish dhe ka shkaktuar dëme të mëdha, duke i lënë banorët pa strehë mbi kokë. Gjatë ditës së djeshme, janë vendosur kontaktet zyrtare me këtë komunë dhe janë dërguar ndihmat e para, ndërsa nevojat e banorëve janë të mëdha, në ushqime, sidomos në ushqim për fëmijë, batanije dhe dyshekë.

Këto nevoja i ka paraqitur mbrëmë, nënkryetari i Komunës së Thumanës, Ilir Loci, gjatë bisedës me nënkryetarin e Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, zyrtarin për menaxhimin e emergjencave, Halit Mazreku dhe drejtorin komunal të inspektoratit, Dibran Kastrati, të cilët, së bashku me kompaninë “Flamuri”, i kanë dërguar ndihmat e para në Thumanë.

Edhe kryetari i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi, e ka falënderuar Komunën e Malishevës, për dërgimin e ndihmave dhe për interesimin e kujdesin e treguar. “Faleminderit dhe qofshi të bekuar”, ka deklaruar kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi.

Gjatë ditës së sotme pritet të grumbullohen dhe të dërgohen ndihma të tjera, pasi kompanitë vendore dhe qytetarë të shumtë, kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të ofruar mbështetje për vëllezërit dhe motrat në Shqipëri. Këto ndihma do të grumbullohen në shtëpinë e kulturës në Malishevë, ndërsa për transportimin e tyre, është deklaruar kompania “ISP-Broadcast”, e cila në bashkëpunim me komunën, do të siguroj transportin.

Më Shumë

Fatmir Limaj në PDK? Hamza paralajmëron risi në listë

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, është pyetur sot për mundësinë që Fatmir Limaj të kthehet në partinë e tij. Hamza në përgjigje para gazetarëve nuk...

Spitali i Prizrenit dhe Policia e Kosovës thellojnë bashkëpunimin për shëndetin dhe sigurinë qytetare

Menaxhmenti i Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren ka pritur këtë të mërkurë një delegacion të lartë nga Policia e Kosovës...

Lajmet e Fundit