Invalidët e luftës së UÇK-së në Prizren po ikin nga Kosova

Njëzeteshtatë invalidë të luftës së UÇK-së, kanë braktisur Prizrenin dhe Kosovën .

Arsyeja e braktisjes së vendit për të cilin luftuan, ka qenë mungesa e një vendi të punës.

Kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Luftës në Prizren, Burim Shala tha se shqetësimet e tyre për gjendjen e invalidëve, kanë hasur në veshë të shurdhër nga institucionet.

“ 27 invalidë janë jashtë shtetit të Kosovës”, tregon Shala.

Sipas tij, Shoqata e Invalidëve në Prizren, numëron 174 invalidë të luftës. Prej tyre 27 kanë dal jashtë shtetit, 93 kanë gjetur vende të punës, 46 janë të papunë, kurse 8 kanë vdekur.

“ 68 invalidë vazhdimisht janë në trajtim mjekësor dhe përdorin barna të ndryshme”, tregon ai,shkruan PrizrenPress.com.

Shala tha se vazhdimisht e kanë ngritur çështjen e punësimit të invalidëve, mirëpo kërkesat e tyre kanë hasur në vesh të shurdhët.

“Gjithmonë e kemi ngritur çështjen e punësimit, por gjithmonë kemi hasur në vesh të shurdhur”, tha Shala./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Totaj priti veteranët dhe invalidët e UÇK-së: Kontributi i tyre mbetet themel i lirisë sonë

Me rastin e 27-vjetorit të Çlirimit të Prizrenit, kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta,...

Shkak i një mosmarrëveshjeje, rrihen nënë e bijë në Malishevë

Një nënë dhe vajza e saj janë përfshirë në një rrahje fizike paraditen e djeshme në Malishevë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, incidenti ka ndodhur...

Lajmet e Fundit