IS vret 23 persona, përfshirë gra edhe fëmijë

Shteti Islamik ekzekuton 23 civilë, përfshirë edhe gra dhe nëntë fëmijë, derisa avanconte më 15 maj drtejt qytetit të lashtë sirian, Palmyra.

Grupi militant ka vrarë zyrtarët qeveritar dhe familjet e tyre në gjakftohtësi nën qiell të hapur në Palmyra duke vrarë kështu 23 persona, të dhëna këto të grupeve që monitorojnë situatën atje.

Trupat e IS-it tani janë brenda një kilometri të një zone të trashegimisë botërore, dhe ekziston frika se ata do e shkatërrojnë atë pasi njëjtë kanë vepruar edhe me zonat arkeologjike të Nimrudit dhe Hatrës.

Shefja e UNESCO-s, Irina Bokova, ka thënë s trupi botëror është “shumë i shqetësuar”.

Presidenti amerikan, Barack Obama ka thënë se Siria duket se nuk do të ketë paqe para se ai të përfundoi mandatin presidencial në fillim të vitit 2017, ndërsa e ka konfirmuar qëndrimin e tij se ky konflikt nuk ka “zgjidhje ushtarake”.

“Situata në Siri të then zemrën, por është jashtëzakonisht komplekse”, Obama i ka thënë televizionit saudit, Al Arabiya, më 15 maj, dhe ka shtuar se “shpesh në rajonin e Lindjes së Mesme, njerëzit gjithçka ia atribuojnë SHBA-ve”./REL/

Më Shumë

Aksion i Krimeve Ekonomike dhe Doganës në Prizren, bastisen disa argjendari

Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës me asistencën e Doganës së Kosovës janë duke zhvilluar aksion në disa argjendari në Prizren. Aksioni është zhvilluar fillimisht...

Ambasadori austriak vizitoi Shkollën e Gjuhëve ‘URA’ dhe Qendrën ÖSD në Prizren

Ambasadori i Austrisë në Kosovë, z.Georg Schnetzer, ka vizituar sot Shkollën e Gjuhëve "URA" dhe Qendrën e Provimeve ÖSD në Prizren. Ai në këtë institucion...

Lajmet e Fundit