3 C
Prizren
E hënë, 22 Dhjetor, 2025

Isa Mustafa, kandidat i LDK-së për kryeministër

Isa Mustafa LDKKëshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në takimin e sotëm ka nominuar Isa Mustafën, kandidat për kryeministër për zgjedhjet parlamentare, që do të mbahen këtë vit.

Me këtë vendim nuk ka qenë i kënaqur ish-lideri i LDK-së, Fatmir Sejdiu, i cili e ka kundërshtuar kandidaturën e Isa Mustafës për kryeministër.

“Jo nuk e përkrah, unë kam shprehur qëndrimin tim edhe më herët, natyrisht edhe tash kam votuar kundër”, u ka thënë Sejdiu gazetarëve pas takimit të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së. Ai ka uruar që LDK-ja t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Kurse, anëtari i Kryesisë së LDK-së, Eqrem Kryeziu ka thënë për ‘Epokën e re’ se nuk ka alternativë më të mirë, që Kosova të qeveriset nga Isa Mustafa.

“Nuk besoj se ka alternativë më të mirë. Tani, tempi i proceseve tona do të duhej përshpejtuar dhe për këtë arsye është përparësi e pakompensueshme, po që se kryeministri është ekspert-politikan dhe jo vetëm politikan”, ka deklaruar Kryeziu.

Ndërkaq, nënkryetari i LDK-së, Avdullah Hoti, në rrjetin e tij social Facebook, ka shkruar se sot nisëm rrugën për fitore.

“ Sot nisëm rrugën për fitoren. Në qershor, në krye të qeverisë është një akademik”, ka shkruar Hoti. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

LDK-ja mban tubime sot në Dragash, Prizren, Suharekë e Prishtinë, Abdixhiku shpalos programin

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se do të ketë tubime në Dragash, Prizren, Suharekë dhe në Prishtinë në degën 3. LDK njofton  se Abdixhiku...

Komisioni për të Pagjeturit del me raport për ecurinë e gërmimeve në Rahovec

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, këtë të premte do të mbajë konferencë për media lidhur me ecurinë e deritanishme të aktiviteteve kërkimore në...

Lajmet e Fundit