14.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Zv/ministrat po emërohen në heshtje

isa mustafa thaci ,shalaPDK e LDK kanë gjetur strategjinë për t’iu ikur pakënaqësive brenda radhëve – po i emërojnë një nga një, por në heshtje, zëvendësministrat dhe këshilltarët politik.

Gjendja e rëndë ekonomike ka bërë që të ketë fluks të kandidatëve për të marrë një pozitë politike në Qeverinë e koalicionit PDK-LDK.

Degët e këtyre dy partive politike kanë propozuar një numër të madh të kandidatëve për postet e zëvendësministrave dhe këshilltarëve politik, për t’iu siguruar një pagë Kryetarëve të Degëve, anëtarëve të Kryesisë apo veprimtarëve të devotshëm lokal të partive që aktualisht janv ‘të papunë”.

Nuk bëhet fjalë këto për emërime profesionale që do ta rrisnin performansën edhe ashtu të dobët të dikastereve qeveritare. Kryekëput këto emërime kanë të bëjnë me sigurimin e një vendi pune, të një page për të devotshmit e partisë.

Duke qenë se numri i të paraqiturve për punë është shumë i madh, e duke dashur t’u ikin pakënaqësive, PDK dhe LDK kanë gjetur strategjinë për të plotësuar vendet vakante. Këto dy parti ka kohë që kanë finalizuar listat e zëvendësministrave, poste që ato do t’i kenë secila nga 17 në Qeverinë e Kosovës. Por, për t’i ikur pakënaqësive dhe trazimit të mundshëm të degëve, në pamundësi për të sistemuar të gjithë, këto dy parti, siç mëson Politiko.net nga burime brenda Qeverisë, kanë nisur të emërojnë në heshtje zëvendësministrat.

Kështu PDK ka emëruar tashmë zv/ministrin e Punëve të Jashtme, Petrit Selimi që ka qenë në këtë pozitë edhe në mandatin e kaluar. Po ashtu, PDK ka emëruar edhe zv/ministrin e Integrimeve Evropiane, Ramadan Ilazi, i cili në këtë kapacitet ka marrë dje pjesë në një takim të thirrur nga Presidentja Atifete Jahjaga për problemin e migrimit të madh të qytetarëve. LDK në anën tjetër ka emëruar në postin e zëvendësministrit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecajn. PDK ka lënë në pozitën e zv/ministrit të Arsimit edhe këtë mandat, Nehat Mustafën. Po ashtu, PDK tashmë është përcaktuar që ish Kryetari i Mitrovicës, Avni Kastrati të jetë një nga zëvendëministrat e kësaj partie në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik ndërsa LDK duket se ka vendosur që zëvendëse e Arban Abrashit te Ministria e Punës të jetë ish kandidatja për deputete e kësaj partie, Rita Hajzeraj./Politiko.net/

Më Shumë

Në Gjonaj të Hasit sot nis festivali “Hasi Jehon”

Në Gjonaj të Hasit sot (e enjte) në ora 19:00 nis edicioni i 35-të i Festivalit Folklorik “Hasi Jehon 2024”, shkruan PrizrenPress. Festivali do të...

34-vjetori i Kuvendit të Verrave të Llukës të Pajtimit të Gjaqeve

Sot është 34- vjetori i Kuvendit të Verrave të Llukës të Pajtimit të Gjaqeve. Sado që ai u mbajt në rrethim të plotë nga forcat...

Lajmet e Fundit