Ish-futbollisti i Lirisë së Prizrenit transferohet te Kukësi

Futbollisti nga Kosova, Zenel Gavazaj, është transferuar te skuadra e Kukësit në Shqipëri.

Gavazaj (20-vjeçar) që më parë ka luajtur në Kosovë te Liria e Prizrenit, është stërvitur me Kukësin tash e një kohë derisa me ardhjen e trajnerit të ri, Skënder Gega, është zyrtarizuar si pjesë e ekipit.

Lajmi konfirmohet nga faqja zyrtare e Kukësit.

Te Kukësi aktivizohet edhe vëllai i tij, Enis Gavazaj, lojtari më shumë përvojë në kampionate si ai i Kosovës, Shqipërisë, Belgjikës e Rusisë.

Enisi ka qenë pjesë edhe e Kombëtares shqiptare

Më Shumë

Përmbyllet manifestimi “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë” në Prizren

Me një ceremoni solemne të mbajtur në Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, është përmbyllur edicioni i sivjetmë i manifestimit tradicional “Java Remzi...

Zyrtari i IT-së në Suharekë nderohet me mirënjohje për shërbimin civil

Kryetari i Suharekë, Bali Muharremaj, ka njoftuar se zyrtari i IT-së në Komunë, Qlirim Gega, është nderuar me mirënjohje me rastin e Ditës Ndërkombëtare...

Lajmet e Fundit