-0.2 C
Prizren
E martë, 29 Nëntor, 2022

Ish-komandanti i UÇK-së ftohet nga Specialja, reagon fshati Mushtisht

Ish-komandanti i Zonës Operative të Pashtrikut, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sadik Halitjaha, disa ditë më parë ka pranuar ftesën që të paraqitet në Gjykatën Speciale.

Lidhur me këtë ftesë ndaj tij kanë reaguar publikisht edhe Këshilli i Fshatit Mushtisht të Suharekës, vend ky nga i cili vjen Halitjaha.

Në reagimin e tyre thuhet se janë të bindur në pastërtinë e ish-komandantit si dhe mbesin me shpresë që drejtësia do të triumfojë për të gjithë të akuzuarit e speciales, të cilët kanë zhvilluar një luftë çlirimtare.

Pas marrjes së ftesës nga bashkëvendasi ynë, ish-komandanti i ZOP të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Sadik Halitjaha, për tu paraqitur te dhomat e specializuara të gjykatës speciale në Hagë.

Këshilli i fshatit Mushtisht del me këtë:

Këshilli i fshatit Mushtisht, duke ju referuar vullnetit dhe qëndrimit të banorëve të fshatit tonë, e shpreh indinjatën e thellë për këtë ftesë të ardhur nga kjo gjykatë, për njërin ndër bashkëvendasin tonë më të shquar që ka dhe ka pasur fshati ynë në tërë historinë moderne të ekzistencës së tij.

Ai gjithmonë ka qenë një qytetar i ndershëm i vendit të tij dhe çdo herë kur atdheu e kombi kanë qenë në udhëkryq, ka ditur të rreshtohet në anën e duhur të historisë, të cilën gjë e bëri edhe me inkuadrimin në luftën heroike dhe të pastër si loti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke u bërë njëri ndër udhëheqësit luftarak më të rëndësishëm të saj, për të cilën gjë ne bashkëvendasit e tij krenohemi dhe do ti jemi mirënjohës gjithmonë dhe çdoherë, sepse ai shumë shpejtë për ne u bë jo vetëm prijës por edhe simbol i kësaj lufte të drejtë, të domosdoshme dhe pastër për lirin e vendit tonë të shumëvuajtur.

Ne bashkëvendasit e tij, jemi shumë të sigurtë në luftën e drejtë dhe të pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të tijën njëkohësisht, sepse shumë mirë e dimë se komandant Sadik Halitjaha, asnjëherë nuk i ka shkelur ligjet ndërkombëtare të luftës, por përkundrazi ka qenë shembull i rrespektimit strikt të këtyre ligjeve dhe i mbrojtjes së dinjitetit njerëzor në çdo kohë dhe çdo herë dhe të cilën gjë po vazhdon ta bëjë edhe sot e kësaj dite.

Njëherit jemi shumë të bindur se bashkëvendasi ynë, simboli jonë i luftës së drejtë dhe të pastër për liri, ashtu siq ka ditur të dal fitimtar në luftë, do ta fitojë edhe këtë betejë të radhës në paqe dhe së bashku edhe me shokët e tij që gjinden padrejtësisht atje, do ta dëshmojnë pastërtin e luftës heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Mushtisht Këshilli i Fshatit 25.09.22 Mushtisht

Më Shumë

25 vjet nga dita e daljes së UÇK-së në publik

Më 28 nëntor të vitit 1997, për herë të parë në skenë doli  Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo ndodhi në varrimin e mësuesit Halit Geci...

Zbulohet sesi i kaloi ditët e fundit Mbretëresha Elizabeth II

Sipas të dhënave zyrtare, Mbretëresha Elizabeth II vdiq nga pleqëria. Megjithatë, një nga miqtë më të mirë të bashkëshortit të saj të ndjerë, Princit Philip,...

Lajmet e Fundit