9.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Lajm i mirë, raportohet se më 13 tetor BE diskuton për liberalizimin e vizave për Kosovën

Më 13 tetor, në takimin e grupit punues të Këshillit Evropian, do të diskutohet çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën. Këtë e kanë konfirmuar burimet diplomatike të BE-së në Bruksel, për REL.

Presidenca çeke e BE-së tashmë u ka dërguar letër vendeve anëtare si paralajmërim për diskutimet për këtë temë.

“Pasi Presidenca Çeke mendon se arsyet e lidhura me politikën e jashtme për liberalizimin e vizave për Kosovën janë bindëse, ajo shpreson se të gjitha shtetet anëtare të BE-së do të arrijnë pajtim të brendshëm politik për këtë çështje”, thuhet në këtë letër.

Në këtë letër, përmendet edhe qasja gjeopolitike e BE-së, karshi Ballkanit Perëndimor, duke u thirrur në atë se nese ndodhe liberalizimi I viyave për Kosovën, kjo do të deshmojë qasjën e BE-së në rajon.

Aty, po ashtu, rikujtohet rrugëtimi i Kosovës drejt përmbushjes së kushteve për lëvizjen e lirë të qytetarëve të saj.

“Komisioni Evropian ka nisur dialogun për liberalizimin e vizave me Kosovën në vitin 2012, ndërsa në korrik të vitit 2018 ka konfirmuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret. Parlamenti Evropian, në vazhdimësi, ka konfirmuar se mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën”, thuhet në letër.

Mirëpo, përmes kësaj letre, shfaqet edhe nja fakt se disa shtete të BE-së, janë duke hezituar që të mundesojnë liberalizimin e vizave për Kosovën, duke marrur si arsyetim sigurin e brendshme të tyre

Për këtë arsye, ministritë e Punëve të Brendshme të vendeve anëtare janë më shumë të rezervuara për të miratuar liberalizimin e vizave, sesa ministritë e Punëve të Jashtme.

“Komisioni Evropian është i bindur se dhënia e liberalizimit të vizave për Kosovën nuk paraqet rrezik për vendet anëtare në formën e valës së imigrimit”, thotë Presidenca çeke, duke shtuar se edhe Kosova ka marrë masa për t’i adresuar këto shqetësime, thuhet nder të tjera në këtë dokument.

Përderisa vendet fqinje si Mali i ZI , Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, kanë filluar negociatat për të u bëre pjesë e BE-së, Kosova ende nuk ka marrur dritën jeshile për liberalizim të vizave edhe pse kushtet janë përmbushur që nga viti 2018.

Holanda dhe Franca, kanë qenë dy shetet të cilat kanë kundërshtuar vazhdimisht ketë proces.

Më Shumë

MAPL-ja ndan mbi 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi, ka bërë me dije se janë ndarë 8 milionë euro në 11 komuna të Kosovës. Në...

Nxënësit e shkollës ‘Mehmet Akif’ vizituan Prokurorinë Themelore në Prizren

Në kuadër të takimeve me qytetarë, Prokurorinë Themelore në Prizren të mërkurën e kanë vizituar nxënësit e klasave të katërta të shkollës “Mehmet Akif”...

Lajmet e Fundit