13.5 C
Prizren
E premte, 5 Mars, 2021

Ish-kryeprokurori i rikthehet politikës, flet për aktivitetin e tij brenda LDK-së

Ish-kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Sylë Hoxha, më pas prokuror në Prokurorinë Speciale në Prishtinë, i është rikthyer aktivitetit të tij politik në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Në një bisedë për Gazetën Express, Hoxha tregon për aktivitetin e tij brenda partisë si dhe nëse ka ambicie për të kandiduar si deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, të shtunën mbajti tubim në Prizren, por ajo që u vu re ishte prania e Sylë Hoxhës, i cili u pa i ulur në rreshtin e parë.

Teksa foli për praninë e tij në këtë tubim politik, Sylë Hoxha tha se i është rikthyer LDK-së dhe tani që është në pension ka të drejt të jetë i pranishëm në aktivitetet e partisë.

“Po jam anëtar i kësaj partie, kam qenë edhe më herët edhe në funksion, tash jam anëtar edhe kam shku në tubim. Kurdo që ka tubime shkoj, se tash jam anëtar. Ju e dini se jam në pension dhe mundem me shku, e nuk kam ndonjë ndalesë, anëtar jam”, tha Hoxha për Gazetën Express.

Ai tha se pjesë e partisë ka qenë edhe në të kaluarën, por aktivitetin e tij e kishte pushuar për shkak të punës në prokurori.

“Në parti kam qenë edhe më herët në LDK, por mandej e kam pushu aktivitetin sepse kam qenë në prokurori, e tash jam rikthy prap. Jam rikthy masi kam dal në pension dhe kam drejt me u marrë me aktivitet si anëtar i partisë”, shtoi ai.

I pyetur nëse ka ndonjë funksion brenda partisë, ish-prokurori special tha “Nuk kam për momentin ndonjë funksion”.

Ndërsa në pyetjen se a ka pretendime për të qenë kandidat për deputet, ai u përgjigj: “Nuk varet ajo prej meje”.

Tutje ai tha se askush nuk i ka ofruar të jetë kandidat për deputet.

“Nuk më ka ofru askush deri më tani, nuk e di”.

Sylë Hoxha u pensionua në shkurt të vitit 2020, ndërsa emri i tij ishte përmendur edhe në përgjimet e publikuara si “Dosja e Shefave”.

Disa vjet para pensionimit ai u transferua si prokuror special në Prishtinë, pasi nuk kishte arritur të triumfonte sërish si kryeprokuror në Prokurorinë Themelore të Prizrenit.

Hoxha në të kaluarën ka qenë zëvendësministër i Drejtësisë nga radhët e LDK-së. /Gazeta Express/

Më Shumë

Mblidhet Komiteti – A do të ketë masa të reja Anti Covid në Kosovë

Komitetit për Koordinim dhe Vlerësim të Situatës me COVID-19, do të mblidhet sot për të diskutuar për situatën epidemiologjike në vend. Ka disa ditë në...

Buxheti i tanishëm s’mund të bartë koston e implementimin t`skemave sociale

Kosova mbajtur zgjedhjet më 14 shkurt, të cilat i ka fituar Lëvizje Vetëvendosje. Kjo parti ka proklamuar se do të ketë ndryshime, duke përshirë...

Malishevë: Dënim me kusht ndaj të akuzuarit që ka pranuar se kishte këputur kabllon elektrike

Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë, e ka dënuar me shtatë muaj burgim  me kusht të akuzuarin për veprën penale “asgjësimi, dëmtimi ose...

Festë në familjen e Adelina Ismailit

Këngëtarja e ka uruar motrën për ditëlindje. Përmes një postimi në profilin e saj në Instagram ajo ka shkruar edhe disa fjalë duke i shprehur...

Nëntë të vdekur nga COVID-19 në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit

Nëntë persona kanë vdekur nga koronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 467 kanë rezultuar pozitivë. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Pejë...

Miliarderi japonez kërkon tetë persona për të udhëtuar bashkë drejt Hënës

Miliarderi japonez, Yusaku Maezawa, ka ftuar tetë njerëz t’i bashkohen në udhëtimin drejt Hënës me fluturimin e anijes “SpaceX” të Elon Muskut. “Dua njerëz nga...

Duda Balje mbetet jashtë Kuvendit, kaq vota mori

Partia Bashkimi Social Demokrat i Duda Baljes nuk ka arritur të futet në Kuvend pasi mori 2569 vota, kurse ish-deputetja ka arritur të marrë...

Komuna e Prizrenit e vetmja në Kosovë që realizon testet rapide edhe në QMF-të e fshatrave

Teste rapide për COVID-19 janë duke u bërë edhe në QMF në fshatra të Prizrenit. Komuna e Prizrenit ka thënë se është e vetmja në...

Totaj: Unë do të jem kandidat i PDK-së për kryetar të Prizrenit

Kryetari i Degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj thotë se ai do të jetë kandidat i kësaj partie për kryetar të kësaj komune. “Mendoj...

Ja sa vota mori Kujtim Gashi

Kandidati për deputet i PDK-së, Kujtim Gashi, nuk ka arritur të bëhet deputet i Kuvendit të Kosovës. Ai, në zgjedhjet e 14 shkurtit ka marrë...

Vdes nga koronavirusi burri i ish-deputetes

Mbrëmjen e sotme, bashkëshorti i ish-deputetes socialiste Valentina Leskaj ka ndërruar jetë nga koronavirusi. Lajmin e trishtë e ka njoftuar vetë Leskaj në një postim...

Komuna e Malishevës do t’i ndihmojë tri familje në rinovimin e shtëpive

Kuvendi Komunal i Malishevës ka mbajtur të premten mbledhje në të cilën kanë diskutuar për çështje të ndryshme në arsim, infrastrukturë rrugore, kanalizim, ndriçim...

Anton Quni del në foto para një qerreje të vjetër, ia dërgon një mesazh LDK’së

Anëtari i kryesisë, Anton Quni ka publikuar një fotografi ku shihet pranë një qerreje të vjetër, teksa thotë që ajo nxit kujtime të bukura...

Hajrulla Çeku: Bëmë histori në Prizren

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të shpall sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit. Kandidati i LVV-së nga Prizreni Hajrulla Çeku ka marrë...

Covid-19: Dy të vdekur në Prizren

Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 2 raste (78, 68 vjeç),...

Gjendet një mjet i pashpërthyer në Zhur të Prizrenit

Një person ka raportuar dje në polici se në një shtëpi të pa banuar në fshatin Zhur të Prizrenit është një mjetë i dyshimtë,...

Lajmet e Fundit