5.5 C
Prizren
E diel, 15 Mars, 2026

Ish-kryetari Haskuka e mohon raportin e INPO-s

Kjo ndërhyrje sipas një hulumtimi nga Iniciativa për Progres, ka ndodhur nga kryetarët e komunave të Deçanit, Gjakovës, Klinës, Mitrovicës së Veriut, Podujevës, Prizrenit dhe Suharekës.

Por, kjo është mohuar kategorikisht nga kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj dhe ish-kryetari i komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka.

Ramosaj tha për Klankosova.tv se pretendimet e INPO-s janë plotësisht të pavërteta.

Ai ftoi që me këtë raport të merret prokuroria.

“Është plotësisht e pavërtetë. Janë gënjeshtra. Për t’i vërtetuar pretendimet e këtij raporti duhet të merret prokuroria”.

E Haskuka tha se kjo organizatë ka agjendë politike prapa vetës.

“Kjo organizatë ka agjendë politike prapa vetës. Kjo organizatë nuk dihet se kah i siguron fondet, është një organizatë plotësisht jotransparente”.

“Le të më tregojnë këta se si i kanë bërë matjet këta”.

Më Shumë

Bashkimi fiton bindshëm në Tiranë

Bashkimi ka shënuar fitore bindëse ndaj Tiranës me rezultat 72:50, në ndeshjen e zhvilluar në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” në kuadër të Ligës...

Vikend me mot pranveror në Kosovë dhe Shqipëri

Gjatë këtij vikendi, më 14 dhe 15 mars 2026, në Kosovë dhe Shqipëri pritet mot kryesisht pranveror, me periudha me diell dhe vranësira të...

Lajmet e Fundit