21.5 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026

Bie në humnerë, humb jetën 17 vjeçari

Një 17-vjeçar ka vdekur sot në Bulqizë, pasi automjeti në të cilin ishte duke udhëtuar ka rënë disa metra poshtë rrugës.

Policia ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur në Trebisht të Bulqizës, ku si pasojë ka vdekur shtetasi F.P, ndërsa është lënduar rëndë E. T., 20 vjeç, cili po merr ndihmë mjekësore në spital.

“Rreth orës 17.00, në Trebisht, Bulqizë ka rënë disa metra poshtë rrugës një automjet dhe për pasojë dyshohet se ka humbur jetën shtetasi F. P., 17 vjeç, dhe është dëmtuar rëndë shtetasi E. T., 20 vjeç, cili po merr ndihmë mjekësore në spital.”, ka njoftuar policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Më Shumë

22-vjeçari nga Peja kapet gjatë natës me pistoletë dhe thikë në Prizren

Policia në Prizren ka ndaluar një 22-vjeçar nga Peja, i cili gjatë kontrollit është kapur i armatosur me pistoletë dhe thikë. Sipas njoftimit të policisë,...

Totaj uron Bashkimin për kualifikimin në finale

Bashkimi ka siguruar kualifikimin në finalen e Play-Off-it, pas një fitoreje të rëndësishme të arritur në një atmosferë të zjarrtë sportive, të mbushur me...

Lajmet e Fundit