21.7 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026

Gjendet një veturë e braktisur në Prizren, brenda kishte kallash, karikator e fishekë

Policia në Prizren ka gjetur një veturë të braktisur, në të cilën janë hasur elemente të dyshuara që mund të jenë përdorur në raste kriminale.

Policia kishte marrë informatën më 4 tetor, se në lagjen “Ortakoll” në Prizren, gjendet një automjet i braktisur.

Automjeti ishte konfiskuar nën dyshimet se mund të jetë i involvuar në ndonjë vepër penale.

Gjatë kontrollit, policia ka gjetur elemente të dyshuara që mund të jenë përdorur në raste kriminale si, pushkë e llojit AK47, karikator, fishekë, etj.

“Pasi policia informoi prokuronin në lidhje me ngjarjen, sot me datë 08 dhjetor 2021, pas pranimit të urdhëresës për kontrolle nga prokurori i Shtetit, pasi deri më tani nuk ishte paraqitur pronari apo poseduesit e këtij automjeti, në brendësi të tij policia gjeti elemente të dyshimta qe mund të jenë përdorur ne raste kriminale si: 1 -pushkë automatike AK47, dhe një karikator; 13- fishek kalibër i panjohur, 1-maskë e zezë, 2-targa me numër të ndryshme të automjetit; 1-shufër metalike; Disa elemente si boca plastike të zbrazëta, Rroba sportive etj”, ka njoftuar policia.

Policia ka bërë të ditur se gjatë kontrollit të automjetit ËV Pasat, janë gjetur elemente të dyshimta, ku dyshohet se kishte ndërhyrje në automjet në disa pjesë për çka hetuesit do të zhvillojnë hetime të mëtutjeshme.

Më Shumë

PDK në Prizren themelon shtabin zgjedhor për zgjedhjet e 7 Qershorit

Kryetari i degës së Partia Demokratike e Kosovës në Prizren, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se është themeluar shtabi zgjedhor për zgjedhjet e...

47 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, një me fatalitet

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit