8.4 C
Prizren
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026

Ismaili: Kirurgu në Prizren është suspenduar nga menaxhmenti i spitalit

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka bërë me dije se sapo është njoftuar që kirurgu në Prizren është suspenduar nga menaxhmenti i Spitalit të Prizrenit.

“Ky reagim duhet të jetë mësim për të gjithë ata që abuzojnë me pozitat dhe besimin e dhënë. Do të vazhdojmë të investojmë në sistemin shëndetësor dhe në të gjithë punëtorët shëndetësorë me integritet dhe etikë të lartë. Por, nuk do të kemi tolerancë ndaj abuzimeve”, ka shkruar Ismaili në llogarinë e vet në “Facebook”.

Për shkak të shkeljeve të rënda të detyrave dhe përgjegjësive të punës dhe konform kompetencave ligjore, drejtori ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, Prof. Ass. Dr. Afrim Avdaj, ka marrë vendim për largimin e përkohshëm nga puna të Dr. Rrahim Ymerin, mjek specialist kirurg, në repartin e Kirurgjisë, i cili nuk është sjellë mirë me një paciente.

Më Shumë

Dragash: Kanosi zyrtarin policor, dërgohet në mbajtje një person

Policia e Kosovës ka dërguar në mbajtje një person në Dragash. Sipas raportit 24-orësh, i dyshuari gjersa ishte në stacion policor lidhur me një rast...

Zafir Berisha i nënshtrohet me sukses dy ndërhyrjeve kirurgjike

Familja e Zafir Berishës ka njoftuar se ai ka kaluar me sukses dy ndërhyrje kirurgjike dhe se gjendja e tij shëndetësore është stabile. Në njoftimin...

Lajmet e Fundit