Itali, 2 viktima nga moti i keq

ere-300x169Moti i keq me shira të dendur dhe erëra të fuqishme në zonën qëndrore të Italisë ka shkaktuar 2 viktima.

Një shofer kamioni humbi jetën në rajonin e Toskanës. Automjeti me të cilin ai udhëtonte u mbulua nga një masiv dheu. Një grua që udhëtonte me të u plagos rëndë. Ndërsa viktima e dytë, një grua tjetër, humbi jetën në rajonin e Umbrias. Ajo ndodhej në mjetin privat, kur një pemë ra mbi të. Erërat e forta deri në 100 kilometra në orë kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale në rrugë, në rrjetin elektrik, në banesa e biznese.

Situata ka ndikuar në mbylljen e dhjetra shkollave e kopshteve, si edhe në përkeqësimin e trafikut në disa akse, por edhe në pezullimin e disa linjave detare. Shërbimet e emergjencës janë në gadishmëri maksimale dhe kanë ndërhyrë në disa qindra raste.

Më Shumë

Nga 30 ditë paraburgim për nënë e bir të dyshuar për vrasjen në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, për shkak të dyshimit të...

16 vjet pa ikonën e kinematografisë, Bekim Fehmiu

Sot bëhen 16 vjet nga ndarja nga jeta e aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu, një prej figurave më të shquara të kinematografisë shqiptare...

Lajmet e Fundit