Italia me plan për hapjen e stadiumeve, kur mund të ndodhë

Stadiumet në Itali mund të hapin në fillim të muaji tetor. Federata Italianet e Futbollit (FIGC) dhe Lega Seria A po tentojnë që të marrin një “OK” nga autoritetet, që stadiumet të hapen për tifozët në javën e tretë të Serie A, më 3-4 tetor.

“Corriere dello Sport” raporton se bëhet fjalë për një hapje të pjesshme të stadiumeve, sa 1/3 e kapaciteteve të tyre. Sigurisht duke respektuar një protokoll që Lega Serie A e ka propozuar që më datë 10 korrik.

Ai dokument nuk është marrë në konsideratë nga shkencëtaret fillimisht, por ka ende shpresë që të ketë një “OK” për hapjen e stadiumeve. Veç klubeve italiane, do të përfitonte edhe kombëtarja “Axurre”, që më 7 dhe 17 tetor luan dy miqësore në Milano dhe Parma.

Më Shumë

Akreditohen dy programe të Fakultetit të Filologjisë në UPZ

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka shënuar një tjetër arritje në procesin e sigurimit të cilësisë, pasi Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka akredituar dy...

Mbi 1700 gjoba ndaj shoferëve që nuk respktuan rregullat në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e trafikut për 24 orët e fundit, sipas të cilave nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Gjatë...

Lajmet e Fundit