13 C
Prizren
E shtunë, 10 Maj, 2025

Italianët interesohen për luftimin e rriqrave në Malishevë

Malisheve-Col ServiceKompania e njohur italiane, e cila merret me zhdukjen e insekteve “Col Service”, ka vizituar sot Malishevën, ku janë takuar me Kryetarin e Komunës së Malishevës, Isni Kilaj dhe drejtorin e QMKF-së, dr.Besim Zogaj, me të cilët kanë biseduar për mundësinë e angazhimit të kësaj kompanie, në eliminimin e rriqrave, si masë parandaluese kundër infektimit me virusin e etheve hemorragjike “krime-kongo”.

Administratori i kësaj kompanie, Giuseppe Colazzo, ka thënë “kompania që ai administron, është e njohur në fushën e eliminimit të insekteve, përfshirë edhe rriqrat, dhe është e interesuar seriozisht që të merret me këtë edhe në Kosovë, kryesisht në Malishevë”.

Në takimin e sotëm (i dyti me radhë), ishin të pranishëm edhe ekspert të kësaj kompanie, të cilët merren me studimin e insekteve, në mënyrë që të bëhet një studim i detajuar lidhur me zhvillimin rriqrave, e që më pas të bëhet edhe projekti për mënyrën e eliminim të tyre. Edhe kompania në fjalë është fitimprurëse, zyrtarët e saj, thanë se studimin, do ta bëjnë falas.

Me këtë rast, Komuna e Malishevës, i ka ofruar mbështetjen e plotë kësaj kompanie, për të gjitha çështjet me interes, pasi eliminimi i rriqrave, është në interesin tonë, në mënyrë, që të zvogëlohet mundësia e infektimit me ethet hemorragjike, pasi ky virus bartet nga rriqra tek njeriu dhe në disa raste, thumbimi i rriqrave është vdekjeprurës. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Moti sot: Me diell dhe vranësira të pjesshme, temperaturat deri në 26 gradë Celsius

Sot mbi Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin...

Kosova, krizë institucionesh e çmimesh të produkteve bazë

Është vetë politika ajo që me shembullin e saj për paaftësi të krijojë institucionet e dala nga zgjedhjet e 9 shkurtit, madje duke dështuar...

Lajmet e Fundit