4.2 C
Prizren
E enjte, 12 Mars, 2026

Ja çfarë privilegjesh gëzojnë deputetët e Kosovës

KuvendiKosoves5-27Në legjislaturën e kaluar kishte qëndrime të ndryshme nga ana e deputetëve rreth ndryshimeve në Projektligjin për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetëve, i cili ka mbetur për të vazhduar me procedura edhe në legjislaturën e re.

Projektligji për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetëve parasheh që deputetët e të gjitha legjislaturave të gëzojnë pensione dhe privilegje të tjera.

Ndryshimet në projektligjin e ri janë bërë në aspektin e moshës dhe në përqindjet e përfitimeve të mundshme, por thelbi nuk kishte ndryshuar.

Sipas projektligjit, deputetëve me një mandat do t’u takojë 30 për qind e pagës bazë të deputetit, 35 për qind për ata me dy mandate, ndërsa ata me tri mandate 40 për qind, ndërsa mosha e pensionimit do të jetë 60 vjeç.

Ndërkohë, janë rreth 33 ish-deputetë me një, dy apo tre mandate që kanë arritur moshën e pensionimit 60 vjeç.

Pavarësisht zbutjes së privilegjeve nga ana e Komisionit për legjislacion, deputetët e rinj, që i kanë marrë votat e mjaftueshme për të përfaqësuar popullin në legjislaturën e pestë të Kuvendit të Kosovës, janë kundër privilegjeve të tepërta. /KosovaSot/

Më Shumë

Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e Alush Kastratit i zhdukur nga 7 marsi

Kërkimet për ta gjetur 80-vjeçarin, Alush Kastrati i zhdukur që nga 7 marsi, po vazhdojnë. Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, në bashkëpunim me...

Drini i Bardhë ndan pikët me Flamurtarin

Drini i Bardhë ka marrë një pikë në transfertë, pasi barazoi 2:2 me Flamurtarin në ndeshjen e zhvilluar në Prishtinë, në kuadër të garave...

Lajmet e Fundit