16.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Ja cilët mund të jenë ministrat e PDK-së në qeverinë Mustafa 1

PDK5-27Kur kanë mbetur pak kohë deri në zyrtarizimin e emrave të ministrave që do të udhëheqin dikasteret e Qeverisë që do ta krijojë PDK-LDK, portali Koha.net nga burime të veta ka mësuar emrat e mundshëm të ministrave të PDK-së.

Sipas këtij burimi, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, do t’i takojë Besim Beqajt, Ministria e Infrastrukturës, Margarita Kadriu, për Ministrinë e Integrimeve është përmendur emri i këshilltarit të Thaçit, Bekim Çollaku.

Barrën për krijimin e Forcës së Armatosur të Kosovës me gjasë do ta marrë Xhavit Haliti, që do të drejtojë atë që tash quhet Ministria e FSK-së, e që pritet të quhet Ministria e Mbrojtjes.

Ministrinë e Punëve të Brendshme pritet ta marrë Memli Krasniqi, që në mandatin e kaluar ka drejtuar Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Krasniqi ka paralajmëruar vetë se nuk do ë jetë më në krye të kësaj ministrie.

Siç ka shkruar sot Koha Ditore, edhe Ministria e Punëve të Jashtme pritet t’i takojë PDK—së, ndërsa portali mëson se kjo ministri mund të drejtohet nga Edita Tahiri.

Gjithnjë sipas këtij burimi, Ministria e Arsimit, Shkencës (Teknologjia do t’i hiqet nga emërtimi), i është ofruar që ta drejtojë akademik Arsim Bajramit, por ai nuk është shprehur shumë i gatshëm që ta marrë këtë ministri.

PDK-ja do të ketë dy zëvendëskryeministra në Qeverinë Mustafa 1, ndërsa sipas të gjitha gjasave aty do të jenë Kadri Veseli dhe Enver Hoxhaj.

Hajredin Kuçi pritet të dominohet për kryeparalamentar. Ndërsa pasardhës i tij në ministrinë e Drejtësisë është përmendur emri i Bekim Sejdiut.

Koha.net mbrëmë ka publikuar edhe emrat e mundshëm të deputetëve të LDK-së, gjithnjë sipas burimeve të saj, të cilën mund ta shihni në këtu. Megjithatë skena politike në vend zakonisht d të befasojë në momente të fundit, përfshirë vetë koalicionin e papritur mes PDK-së dhe LDK-së, gjashtë muaj pasi që kjo e fundit kishte udhëhequr bllokun opozitar që synonte pushtetin pa PDK-në e Thaçit, për të lënë kësisoj vendin pa institucione gjithë këtë kohë. /Koha.net/

Më Shumë

Shenja e horoskopit që shërohet nga dhimbjet e zemrës!

Virgjëresha eshte shenja e horoskopit qe gjen paqe kete fundmuaji. Pasi të shëroheni nga dhimbjet e zemrës, asgje nuk ju ndal me. Do të...

Panairi Tradicional i Prizrenit shënon kulturën dhe trashëgiminë vendase

Sot, në Sheshin e Dëshmorëve në qendër të Prizrenit u hap Panairi dy ditësh Tradicional i Prizrenit, nën organizimin e Drejtorisë së Turizmit dhe...

Lajmet e Fundit