Ja kur do të mbahet seanca inauguruese e Kuvendit Komunal në Malishevë

Të hënë (18 dhjetor 2017), me fillimin nga ora 10:00 do të mbahet mbledhja inauguruese e Kuvendit Komunal. Ky njoftim është bërë në faqen zyrtare të Komunës së Malishevës.

Më poshtë gjeni edhe rendin e ditës për këtë mbledhje.

Rendi i ditës për mbledhjen inauguruese;

Nga ora, 10:00-10:15 – Arritja e anëtarëve të Kuvendit të Komunës dhe pjesëmarrësve tjerë;

Nga ora, 10:15-10:30 – Fjala mirëseardhëse e anëtarit më të vjetër të Kuvendit të Komunës së Malishevës.

Nga ora, 10:30-10:45 – Kryesimi i mbledhjes nga anëtari më i vjetër i Kuvendit të Komunës së Malishevës,

Dhënia e betimit nga anëtarët e Kuvendit të Komunës,
Dhënia e betimit të Kryetarit të Komunës,
Nga ora, 10:45-11:00- Fjala përshëndetëse e Kryetarit të Komunës së Malishevës,

Nga ora, 11:00-11:15, Mbyllja e seancës.

Më Shumë

Fillon në Prizren turneu ndërkombëtar i veteranëve Kupa Botërore e Paqes

Në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren ka nisur turneu ndërkombëtar i futbollit për veteranë “Kupa Botërore e Paqes” (World Peace Cup), i organizuar nga...

Arrestohet shoferi që goditi për vdekje 78 vjeçarin në Prizren

Policia e Kosovës, ka njoftuar për një aksident me fatalitet që ka ndodhur dje në Prizren. Në raportin e PK’së, thuhet se, viktima, ishte dërguar...

Lajmet e Fundit